[email protected]
Video nuk paraqet palestinezët duke festuar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”, ka publikuar një video-material në mbishkrimin e së cilës thuhet “Gëzimi i palestinezëve në oborrin e Mesxhid al-Aksa kur dëgjuan lajmin për sulmin e Iranit ndaj Izraelit”.

Kontrollues faktesh nga spanja “Maldita.es” kanë verifikuar video-materialin e njëjtë, por të publikuar në gjuhë të huaja, ku është vërtetuar se ajo është e vjetër.

Videoja u realizua me datë 6 prill, ku rreth 120 mijë njerëz u dyndën në territorin e Xhamisë Al-Aksa në ditët e fundit të muajit të Ramazanit.

Ndërsa në mbrëmjen e 13 prillit, Irani kishte lëshuar një mori dronësh dhe raketash të nisura nga Irani në drejtim të Izraelit. (këtu)


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “The Reis” në Facebook:

https://www.facebook.com/reel/1172785910768438


Gazetari i BBC Verify, Shayan Sardarizadeh, në llogarinë e tij në X (ish-Tëitter), sqaroi se pamjet e paraqitura në video nuk shfaqin “gëzimin” e palesinezëve për sulmin e Iranit ndaj Izraelit. (shih këtu)

Postimi i gazetarit Sardarizadeh, i përkthyer në shqip:

Kjo video, e parë gati 400,000 herë, pretendon në mënyrë të rreme se tregon se palestinezët në xhaminë Al-Aksa festojnë sulmet hakmarrëse iraniane kundër Izraelit sonte.

Videoja është e javës së kaluar dhe tregon palestinezët duke u lutur në Al-Aksa të premten e fundit të Ramazanit.


Analiza:

Faqja “The Reis” ka publikuar një video-material të datës 6 prill, atëherë kur palesinezët ishin mbëledhur në xhaminë Al-Aksa për Natën e Kadrit.

Me anë të kësaj videoje, faqja e lartcekur pretendon rrejshëm se pamjet paraqesin “gëzimin” e palestinezëve pasi dëgjuan për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ngjarje kjo që ndodhi në mbrëmjen e 13 prillit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »