Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali nuk paraqet sulmin iranian ndaj Izraelit, u realizua në Krime gjatë muajit mars

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Një video material me mbishkrimin “Sulmi i Iranit ndaj Izraelit sonte” u publikuar me datë 15 prill nga llogaria në Facebook “Shpend Rrufeja”.

Me mbishkrimin, llogaria në fjalë pretendon se pamjet tregojnë sulmin e Iranit kundër Izraelit në natën e 13 prillit.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga llogaria e lartcekur nuk ka të bëjë me sulmin e Iranit kundër Izraelit, por se është realizuar me datë 24 mars të vitit 2024.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Shpend Rrufeja”:

https://www.facebook.com/watch/?ref=search&v=1917737258690733&external_log_id=204414f7-ce2b-43e4-bbe2-5be45857d29d&q=sulmi%20i%20iranit  (archive)


Video-materiali u publikua me pretendimin se imazhet paraqesin ofensivën iraniane kundër Izraelit në natën e 13 prillit 2024.

Megjithatë, pas një një kërkimi të kundërt të disa kornizave të videos, u gjetë se sekuenca korrespondon me 24 mars 2024 , kur Ukraina lëshoi ​​një raketë në Sevastopol, qyteti më i madh në Krime, i pushtuar nga Rusia.

Të njëjtat skena shfaqen në videot e përdorura në raportet e mediave më 23 dhe 24 mars nga The Telegraph, Ukrainska Pravda, duke përshkruar sulmin në Sevastopol.

Ky video-material me këtë pretendim është verifikuar edhe nga kontrollues faktesh si Reuters dhe Maldita.es.


Analiza:

Një video-material që tregon një shpërthim në portin në qytetin Sevastopol të Krimesë në mars të këtij viti, u publikua në media sociale në muajin prill me pretendimin e rremë se paraqet sulmin e Iranit në Izrael.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere