Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Mashtrohet përmes komentimit arab në videon ku shfaqet fansja shqiptare  

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar për mënyrën se si ka reaguar një komentator arab pasi ka parë një fanse me flamur kombëtar shqiptar në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid në Ligën e Kampionëve në mesjavë. 

Videoja është publikuar nga llogaria “Vetëmsport24” në TikTok të mërkurën. “Mahnitet komentatori arab” ka shkruar “vetëmsport24”.  

Por cila është e vërteta e videos?  

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del se audioja e përdorur në këtë video është gjetur në disa video-materiale të vjetra e që nuk ka të bëjë me ndeshjen Bayern – Real Madrid.   


Vegëza e publikuar nga “vetëmsport24” në TikTok të mërkurën (1 maj):  

https://archive.is/ad2BJ


Audioja në fjalë ishte bërë e famshme në vitin 2021, pasi u bë viral një videomaterial nën raportimin se një komentator arab i këndon një tifozeje që u shfaq në transmetim të një ndeshjeje. (shih shembull)  

Në videon e “vetëmsport24” përdoren disa sekonda të audios së famshme, para se të nisë këndimi.


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “Vetëmsport24” ka publikuar një video në të cilën pretendohet për mënyrën se si ka reaguar një komentator arab pasi ka parë gjatë transmetimit tifozen me flamur kombëtar shqiptar. 

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, audioja e përdorur në këtë rast është e vjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”. 


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere