Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fakte të pa verifikuara rreth dehidratimit

HIBRID

Mediat online në Kosovë GazetaExpress.com dhe Arbresh.info, kanë publikuar një artikull rreth shëndetit me titull “Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin”.

Në këtë artikull janë paraqitur disa këshilla mjekësore, për të cilat nuk ka referenca.

Teksti i plotë i publikuar në GazetaExpress.com dhe Arbresh.info:

Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Në videon në vijim tregohet sesi mund të kuptoni nëse vuani nga dehidratimi ose jo.

Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë, atëherë keni nevojë për më shumë ujë në organizmin tuaj.

Shenjat kryesore të një trupi të dehidratuar janë: Tharje e gojës, lodhje, ngjyrë e errët e urinës, tharje e lëkurës dhe humbje e elasticitetit të saj, të vjella, dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen etj.

Sëmundjet që mund të shkaktojë dehidratimi: Kur mungon uji në organizëm, rritet sasia e toksinave. Pak më vonë, veshkat nisin që të mos i përpunojnë dhe të mos i nxjerrin nga organizmi. Një gjë e tillë shkakton infeksion të rrugëve urinare.

Vegëzat e artikullit të botuar:

http://www.arbresh.info/shendetesi/terhiqeni-lekuren-e-dores-do-te-zbuloni-dicka-te-madhe-per-shendetin/?fbclid=IwAR1IjvXj9ahq2_3tn85pAQdPTnUaGhcIGLKZxxR_twzxiZQOEtuidk-Pp1o


Rasti i vetëm, ku autori (i pa identifikuar) mundohet të argumentoj këtë hulumtim, është vegëza e një shkrimi tjetër e publikuar në një portal mjekësor, por i cili nuk ndërlidhet fare me studimin e pretenduar.

Vegëza e artikullit që pretendohet se është burimi i informacionit:

https://prirodnolijecite.com/network/mgid/al/hypertea/prelp-lp/1_v2/index.php?cid=wla73sn5uvv87242278e589u


Analizë:

Ky artikull nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Pas verifikimit nga hibrid.info ky tekst hyn në kategorinë si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere