[email protected]
Fotografia nuk tregon vrimën e plumbit pranë gjoksit të Trumpit
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një fotografie pretendohet se një plumb e goditi në gjoks ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, gjatë atentatit që u bë ndaj tij me 13 korrik.

Pretendimi u bë nga faqja e televizionit shqiptar NTV në Facebook “Ntv television”.

Cila është e vërteta prapa kësaj fotografie?

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia nuk tregon vrimën e plumbit pranë gjoksit të Trumpit. Fotografia autentike tregon se ajo pjesë afër gjoksit të Trumpit është palosje e xhaketës së njërit nga agjentët e Shërbimit Sekret të ShBA-së.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Ntv Televizion” në Facebook:

https://www.facebook.com/NTV.Television/posts/pfbid0DczTpxQnKoQk79qi62iagPcNLnviiDWzKRENkrY2wFmaNz3aLo37zFhDdPJMjtjyl


Përshkrimi i postimit të publikuar nga faqja “Ntv Televizion” në Facebook:

Një plumb e kapi në gjoks, Trump kishte antiplumb? E vërteta e fotos që po bëhet virale në rrjet në atentatin ndaj ish-Presidentit

Një “vrimë” mund të shihet në foton virale të palltos së ish-presidentit. Shume thonë se jeleku antiplumb që kishte veshur i shpëtoi jetën Donald Trump, sepse përndryshe do të kishte humbur jetën nga plumbi tjetër në gjoks.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë origjinale të shkrepur nga fotografi Evan Vucci për Asocciated Press. (shih këtu)

Krahasimi i fotografisë së Vuccit me versionin e prerë në postimin e “Ntv Televizion” tregon një palosje të mëngës së majtë të kostumit të agjentit, e cila krijon pikën e errët që interpretohet si vrimë në kostumin e Trumpit. (shih fotografinë më poshtë)


Trump i mbijetoi një atentati të shtunën (13 korrik) ndërsa po fliste në skenë me mbështetësit në Butler, Pensilvani, e që si pasojë një plumb e goditi në pjesën e sipërme të veshit të djathtë. (shih këtu)


Analiza:

Televizioni Ntv në faqen në Facebook ka pretenduar, përmes një fotografie, se një pamje e publikuar online tregon vrimën e xhaketës së Trumpit, duke aluduar se një plumb e goditi atë në gjoks gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik.

Në fotografinë autentike me rezolucion të lartë, shihet se ajo “vrimë” është në fakt palosje e xhaketës së njërit nga agjentët e Shërbimit Sekret të ShBA-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I paverifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »