Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

VV demanton lajmin e publikuar në Gazetametro

HIBRID

Portali online në gjuhën shqipe “GazetaMetro.net”, dje (30 shtator) ka publikuar artikullin me titull “Inspektori i Prishtinës që u kap duke i marrë 12 mijë euro ryshfet, është anëtar i Vetëvendosjes”.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë demanti i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosjes. Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes së Prishtinës në Facebook, thuhet se lajmi i publikuar në portalin e lartpërmendur është i rremë.

Reagimi i Vetëvendosjes:

“Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje! Ai është larguar nga Lëvizja VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes”.

Vegëza e artikullit të botuar në Gazeta Metro:

https://gazetametro.net/inspektori-i-prishtines-qe-u-kap-duke-i-marre-12-mije-euro-ryshfet-eshte-anetar-i-vetevendosjes/?fbclid=IwAR3n-AYSDL_5Ss_IIbQafNcFuw0XI51lVTr6ah3jOZRNVv4Hg5flMQcetDc

Analiza:

Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara, del që shkrimi i Gazetës Metro u demantua menjëherë nga Vetëvendosje. Në mungesë fakteve tjera, kjo analizë nuk mund të jetë krejtësisht e plotësuar dhe si rrjedhojë, hibrid.info nuk mund të vërtetojë plotësisht nëse ky lajm është i vërtetë apo i rremë. Megjithatë, me vërtetësi të plotë mund të thuhet se pala e përfolur në këtë artikull të Gazetametro.com, subjekti politik Vetëvedosje, e ka demantuar lajmin. Për këtë arsye, kundërshtimi i VV-së, mjafton që ky lajm të kategorizohet si i”Demnatuar”.


Arsyetimi:

Demanti

Vlerësimi “Demant” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere