Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Me anë të një video-materiali që lidhet me një koncert tjetër, paraqitet rrejshëm se koncerti për nder të mërgatës ka dështuar

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Po pretendohet se ka dështuar koncerti për nder të mërgimtarëve në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo gjë është pretenduar me anë të një video-materiali, ku shihen disa karriga të zbrazura para një skene të ngritur në sheshin e përmendur, e publikuar dje (1 gusht) nga faqja e portalit “INTERLAJMI” në Facebook.

Çka ka gjetur hibrid.info?

Hibrid.info ka gjetur se koncerti për mërgimtarët është mbajtur në fillim të kësaj jave, ndërsa në datën e publikimit të këtij pretendimi nuk është paraparë mbajtja e ndonjë koncerti.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja e portalit “INTERLAJMI” në Facebook:

https://www.facebook.com/reel/797284049224696


Pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se një koncert me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, si shenjë falenderimi ndaj mërgatës është organizuar dhe mbajtur në datën 30 korrik (shih këtu).

Hibrid.info ka siguruar edhe pamjet nga ky koncert, për të vërtetuar se i njëjti nuk ka dështuar (shih këtu).

Po ashtu, duke kontrolluar pamjet nga video-materiali i trajtuar, vërehet se skena e shfaqur është ngritur për festivalin “Ramë Lahaj International Opera Festival”, me moton “T’knoft zemra”.

Hibrid.info me anë të makinave të kërkimit, ka vërtetuar se në në bazë të kalendarit të ngjarjeve që përfshinte ky festival, nuk parashihet mbatja e ndonjë koncerti në datën 1 gusht (shih këtu).

Festivali kishte nisur më 21 korrik dhe kulmon me koncertin përfundimtar që do të mbahet sot më 2 gusht.


Analiza:

Pretendimi se ka dështuar koncerti për nder të mërgatës është i pa saktë.

Hibrid.info ka gjetur se video-materiali me anë të së cilit është paraqitur pretendimi, nuk shfaq pamje të atij koncerti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere