Shkroi: Fatbardh Dema
Përmes një postimi u pretendua se në fund të këtij viti Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me fluturaken pa pilot, Kizilelma.
Ky postim u publikua dje (29 gusht) në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”, e cila numëron afër 80 mijë ndjekës.
E vërteta?
Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në burime kredibile, që pretendon për furnizimin e FSK-së me këtë pajisje ushtarake turke.
Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Diaspora me Albinin”:
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi për pajisjen e FSK-së me mjetin ajror luftarak pa pilot, është i pabazuar në asnjë fakt dhe nuk është gjetur i publikuar në burime kredibile.
Hibrid.info ka gjetur një status në Facebook, në llogarinë zyrtare të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti (3 qershor), i cili kishte njoftuar për vizitën në kompaninë turke të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit, “Baykar”. Kurti tregoi se ka parë nga afër prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, të emërtuar Kizilelma. (shih këtu)
Ndërsa në pyetjen direkte në lidhje me blerjen e këtyre flutarake, të publikuar në faqen në Facebook të portalit me përmbajtje në gjuhën shqipe, “Raporto24.com” (4 qershor), kryeministri Kurti nuk konfirmoi arritjen e ndonjë marrëveshjeje për blerjen e këtyre fluturakeve. Ai shtoi se për çdo zhvillim në lidhje me këtë çështje do të mund të merret vesh më vonë (shih këtu).
Arsyeja që hibrid.info ka trajtuar këtë përmbajtje, është që ky postim deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 2 mijë pëlqime e 140 komente. (fotografinë më poshtë)
Analiza:
Pretendimi se FSK-ja në fund të vitit do të furnizohet me fluturaken pa pilot Kizilelma, nuk është i bazuar në asnjë fakt.
Hibrid.info pas hulumtimit online, nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në burime kredibile, që dëshmon këtë pretendim.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.