Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet e automjeteve luftarake në Zvicër, paraqiten pa saktë si mobilizim ushtarak në Gjermani

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material me pamje të makinave ushtarake, të cilat interpretohen se mobilizim i shtetit gjerman pas kërcënimeve në rritje luftë-nxitëse nga Rusia.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (19 shtator) në Facebook nga një faqe me emrin “Lajme Nga Bota”.

Ku qëndron problemi?

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se pamjet e shfaqura, tregojnë pamje nga Zvicra.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Lajme Nga Bota” në Facebook (shih këtu)


Hibrid.info, duke u bazuar në tabelat e shfaqura brenda videos, ka hulumtuar për lokacionin e vendit, nga ku shfaqen pamjet.

Duke shfrytëzuar veglat e makinës së kërkimit “Google”, për lokalizimin e vendeve, hibrid.info ka gjetur se bëhet fjalë për pamje të marra nga Uetendorfi, komunë e kantonit të Bernit, në Zvicër (shih këtu dhe këtu).


Gjithashtu nga një përshkrim që i bëhet videos së njëjtë të publikuar në Youtube, e të gjetur nga hibrid.info, lë të kuptohet se pamjet janë marrë nga një vend në Zvicër (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur edhe një video tjetër nga e njëjta zonë, ku shfaqen pamje të ngjashme, e që tregohet se bëhet fjalë për komunën e Uetendorfit (shih këtu).

Duke hulumtuar mbi pretendimin se Gjermania ka ngritur gatishmërinë, hibrid.info ka gjetur disa artikuj me anë të makinës së kërkimit “Google”, ku tregohet ky vend është i gatshëm t’i dalë në mbrojtje vendeve anëtarë të NATO-s, të cilat janë në kufi me Rusinë (shih këtu).


Analiza:

Pretendohet me anë të një video-materiali ku shfaqen automjete ushtarake, se Gjermania ka rritur gatishmërinë për mbrojtje në rast sulmi nga Rusia.

Hibrid.info ka gjetur se këto pamje janë marrë nga Zvicra dhe se nuk dihet arsyeja e defilimit të këtyre makinave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere