[email protected]
Titull çorientues: Maqedonci nuk e ka kërcënuar Beogradin
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka kërcënuar Beogradin, duke i bërë thirrje që të përgatitet, pasi nga viti 2025 FSK-ja do të pajiset me helikopterë.

Ky pretendim u publikua në formë postimi në Facebook nga faqja e portalit kosova-sot.info (Kosova Sot).

“Maqedonci nga Prishtina godet Beogradin: Përgatituni pasi FSK do të ketë helikopterë nga viti 2025, që tërthorazi i bjen e dini çka ju pret”, mban mbishkrimin postimi i publikuar.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë. Kjo për faktin se në intervistën e Maqedoncit dhënë për agjencinë e lajmeve “ekonomiaonline.com”, e cila është publikuar nga “kosova-sot.info”, në asnjë rast ministri i mbrojtjes nuk ka bërë një paralajmërim të tillë ndaj Beogradit.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kosova Sot”. (shih këtu)


Çka tha Maqedonci?

një intervistë për Ekonomia Online, ministri sqaroi se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e dytë, dhe se është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve e cila parashihet që të bëhet në fazën e tretë, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028.

“Bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve. Kjo flotë do të vendoset në fazën e trete të tranizicionit, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028. Ne do të furnizohemi me helikopterë në mënyrë që të kompletojmë edhe këtë aspekt operacional të FSK-së. Normalisht ne në vazhdimësi me partnerët tanë, në veçanti me ShBA-në, jemi duke gjeneruar opsionet e blerjes së helikopterëve. Këta helikopter do të jenë shumëfunksional që përveç detyrave të mbështetjes me transport për trupat tona, do të kenë gjithashtu edhe mundësi që të realizojnë edhe operacione të evakuimit mjekësor por edhe operacione të tjera për mbështetje ushtarake për autoritet civile”, ka thënë ai.

Pra, në asnjë rast Maqedonci nuk ka bërë ndonjë paralajmërim ndaj Beogradit, siç pretendohet nga faqja “Kosova Sot” në Facebook.

Analiza:

U pretendua se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka paralajmëruar Beogradin nga fakti se FSK-ja nga viti 2025 pritet të furnizohet me flotën e helikopterëve.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se Maqedonci në asnjë rast nuk ka bërë një paralajmërim të tillë.

Në një intervistë dhënë për Ekonomia Online, ministri i Mbrojtjes ka sqaruar se në fazën e trete të tranizicionit, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028, FSK-ja pritet të furnizohet me helikopterë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të bërë nga Kosova Sot, si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »