Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Këshilli i Evropës nuk pritet të ndajë 880 milionë euro për Kosovën, por Komisioni Evropian

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që ka mbishkrimin “Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga Këshilli i Evropës”.

Kjo përmbajtje është publikuar më 30 shtator nga faqja e portalit në gjuhën shqipe, “Indeksonline.net”, në Facebook. 

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se shuma që pritet të përfitojë Kosova, vjen nga Komisioni Evropian (KE), e jo nga Këshilli i Evropës (KiE).

Kjo përmbajtje me të njëjtin pretendim, është gjetur e publikuar edhe në disa faqe në Facebook, me emrat: “Korrekt Press”, “Gazeta Plisi”, “Fakte Press”, “Kastriotët e Dardanisë – Shqipërisë Veriore”, “Busulla e Jetes” dhe “Gazeta Papirus” (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka gjetur kronikën nga televizioni publik i vendit, “RTK” ku njoftohet Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga KE në Bruksel (shih këtu).

Gjithashtu, në artikullin e publikuar në portalin “Indeksonline.net”, ndryshe nga publikimi në Facebook i kësaj faqe, raportohet saktë se Komisioni Evropian pritet të ndajë shumën e treguar për Kosovën (shih këtu).

Çka janë KE dhe KiE?

Komisioni Europian është krahu ekzekutiv i pavarur politik i BE-së. Ai është përgjegjësi i vetëm për hartimin e propozimeve për legjislacionin e ri evropian dhe zbaton vendimet e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së (shih këtu).

Këshilli i Evropës është institucioni i BE-së që përcakton drejtimin e përgjithshëm politik dhe prioritetet e Bashkimit Evropian (shih këtu).

Tutje, hibrid.info ka gjetur raportime që vërtetojnë se në maj të këtij viti, çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) u la jashtë rendit të ditës në takimin e Këshillit të Ministrave, çka tregon se vendi ynë, ende nuk është anëtar i këtij institucioni (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga Këshilli i Evropës, është i pasaktë.

Institucioni që pritet të ndajë këtë shumë, në fakt, është Komisioni Evropian.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere