Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull i trilluar për deklaratën e pretenduar të Konjufcës

HIBRID

Artikulli me titull “Glauku e konfirmon, Vjosa Osmani po vjen në parti me këta deputet” është publikuar nga portali i dyshimtë “Specialja.com”.

Ky artikull përmban titull të rremë, gjithashtu edhe përmbajtja e tij është e sajuar. Edhe përkundër faktit se është bërë një hulumtim i detajuar, ekipi i hibrid.info, nuk ka arritur të gjejë një deklaratë e tillë nga Glauk Konjufca.

Teksti origjinal i publikuar nga Specialja.com:

Glauku e konfirmon, Vjosa Osmani po vjen në parti me këta deputet

Glauk Konjufca ka bërë një deklaratë interesante ne një medium Kosovar, ku ka theksuar se Vjosa Osmani është duke u përgatitur qe te krijoj një parti te re, dhe se afër saj do te grumbullohen edhe 7 deputet te LDK-se te cilët kanë te pakënaqur me qeverisjen brenda partisë.

Kam dëgjuar se ajo po largohet, nuk kam folur direkt me te por kam dëgjuar se po i bashkohen edhe 7 deputet tjerë të cilët janë te pakënaqur brenda sistemit te partisë.

Vegëza e artikullit të botuar nga Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/13/glauku-e-konfirmon-vjosa-osmani-po-vjen-ne-parti-me-keta-deputet/?fbclid=IwAR2WPiuHVnhcZTDyKQWNS7oMdVhf74StXB2UTE0P-GuLvdjP9N717n5oY58


Konjufca më 8 shtator, gjatë një konference për media është shprehur se Vjosa Osmani e ka ndërtuar identitetin e pavarur të saj politik, dhe se nuk ka thënë se do të bëhet pjesë e LVV-së. Megjithatë, ai është shprehur i gatshëm që t’i ofrojë bashkëpunim kryeparlamentares Osmani.

“Me sa unë e kam përcjellë qëndrimet e saj politike së paku të dy muajve të fundit, ajo e ka shprehur idenë që të vazhdojë alternativën e saj politike pa këta njerëz të cilët e kanë penguar dhe po e tradhtojnë. Ajo nuk ka thënë diçka të tillë që do të vijë në LVV. Ajo në LVV e ka përmendur vetëm në kontekstin e një bashkëpunimi, i cili do të ndodhë, dhe për të cilin është zotuar. Dhe këtë mendim e kemi edhe ne. Dhe unë mendoj që ajo do ta vazhdojë rrugën e saj e pa trembur, e pa kushtëzuar, e pa shantazhuar prej kolegëve të saj partiak. E ka dorën e shtrirë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për një bashkëpunim, i cili mendoj se do të jetë çelësi i një fitore të paparë në historinë e pasluftës të Kosovës. Dhe unë mendoj që kjo mundësi do të vijë shumë shpejt”.

Vegëza e deklaratës së Konjufcës:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1370339/konjufca-tregon-nese-vjosa-osmani-do-te-behet-pjese-e-vetevendosjes/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga Specialja.com përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere