Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për deklaratë të senatorëve dhe Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me Kurtin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një postimi në TikTok, është pretenduar se senatorë amerikanë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë deklaruar se nuk kanë kohë të merren me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin mes Lindjes apo Perëndimit.

Pretendimi u publikua më 16 janar nga llogaria me emrin “kosovatoday.info_1”. Në postim është fotografia e objektit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe titulli i vendosur mbi foto.


Çka nuk shkon me pretendimin?

Pas verifikimit të fakteve, del se pretendimi nuk është i bazuar në fakte. Hibrid.info ka përdorur motorin online të kërkimit “Google” për të kërkuar për pretendimin. Rezultatet nuk kanë gjetur ndonjë artikull apo burim kredibil informacioni për pretendimin.

E njëjta vlen edhe po që se kërkohet për qëndrime të fundit të senatorëve amerikanë për Kosovën.

Hibrid.info ka kërkuar për qëndrimet e fundit të shprehura publikisht nga institucionet amerikane. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, më 15 janar reagoi për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë duke thënë se ka qenë veprim i pakoordinuar i Qeverisë së Kosovës dhe e “minon aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.

Më 10 janar, në Kosovë për vizitë qëndroi zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma, që u takua me liderët e Kosovës. Në një intervistë për Kohavisionin, Verma i ka cilësuar si “shumë të mira takimet me presidenten dhe kryeministrin”.

Ndërsa më 17 janar, kjo ambasadë uroi Kosovën që u bë shteti i 29-të që miratoi Praktikat më të mira për parimet e Washingtonit mbi artin e konfiskuar nga nazistët.


Analiza:

Pretendimi se senatorët amerikanë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë deklaruar se nuk kanë kohë të merren me kryeministrin e Kosovës dhe se qytetarët duhet të zgjedhin mes Lindjes apo Perëndimit, nuk është i bazuar në fakte.

Hibrid.info duke përdorur motorin online të kërkimit “Google” nuk ka gjetur asnjë fakt që e mbështet këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm të rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere