Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Artikull i pa bazë për dallimin mes gripit sezonal dhe COVID-19

HIBRID

Portali “IndeksOnline.net” ka publikuar një artikull me titull “Si ta dalloni gripin sezonal, nga simptomat e koronavirusit”.

Në këtë artikull paraqiten simptoma të pretenduar rreth virusit korona dhe simptomave të gripit sezonal. Megjithatë, këtij teksti i mungon burimi i informacionit, si dhe faktet e paraqitura në këtë tekst nuk përputhen me të dhënat e institucioneve relevante ndërkombëtare, siç është edhe Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një pjesë e tekstit të publikuar në IndeksOnline.net:

Të dy infeksionet rezultojnë me një kollë dhe ethe, si edhe një ndjenjë të përgjithshme të dobësisë, shkruan Indeksonline.

Dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, rrjedhja e hundëve janë më të zakonshme te njerëzit me gripin sezonal, ndërsa humbja e nuhatjes dhe shijes është tipike te njerëzit që janë pozitivë me Covid-19.

Vegëza e artikullit të botuar në IndeksOnline.net:

https://indeksonline.net/si-te-dalloni-gripin-sezonal-nga-simptomat-e-koronavirusit/?fbclid=IwAR2ZZ8OnfcC_NAvLg3ibRH8UE-KnlvIr2SOLHTNGA_HrF9dqB-LQNAWmBCI


Qendra për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, në ueb-faqen e tyre kanë publikuar simptomat që mund të kenë njerëzit e infektuar me virusin Korona:

Ethe ose të dridhura

Kollitja

Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

Lodhja

Dhimbje të muskujve ose trupit

Dhimbje koke

Humbje e re e shijes ose erë

Dhimbje të fytit

Mbingarkesë ose rrjedhje hundësh

Të përziera ose të vjella

Diarre

Përkundër këtij fakti, IndeksOnline.net, disa nga këto simptoma i ka quajtur vetëm simptoma të gripit sezonal, duke mos paraqitur asnjë burim informacioni se nga ku është marrë ky pretendim.

Vegëza e ueb-faqes së Qendrs për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), me informatat për simptomat e COVID-19:

https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/symptoms-testing/symptoms.html


Analiza:

Artikulli i publikuar në IndeksOnline.net, nuk ka burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst nuk janë të verifikuara. Ky artikull hyn në kategorinë si “Dezinformatë” dhe “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere