[email protected]
Qeveria Kosovës nuk do të ndajë 130 euro për qytetarët
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” ka publikuar një artikull, ku pretendon se Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 130 euro për disa qytetarë, të cilët do të zgjidhën me anë të numrit të fundit të letërnjoftimit të tyre.

Ky shkrim përmban titull të rremë dhe nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 11 gusht.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet lajmi i muajit gusht, ku Ministria e Financave kishte lajmëruar se po vazhdon procesi për ekzekutimin e mjeteve për punëtorët që kanë humbur vendin e punës, ata që nuk kanë kontratë pune dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve, por që nuk ndërlidhet me atë që paraqitet në titull.

Teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “Kosalb.net”:

T: Çdo Person Me Keto Numra Te Fundit Te Leternjoftimit Do Të Përfitojë 130 Euro Nga Qeveria

Ministria e F,inancave ka bërë të ditur se po vazhdon procesi për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individual, të këtyre masave janë punëtorët që kanë humbur vendin e punës, ata që nuk kanë kontratë pune dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve, Nese Deshironi qe ta ndigjeni lajmin e plote ./ Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ministria e F,inancave ka bërë të ditur se po vazhdon procesi për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individual, të këtyre masave janë punëtorët që kanë humbur vendin e punës, ata që nuk kanë kontratë pune dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve, Nese Deshironi qe ta ndigjeni lajmin e plote ./ Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosalb.net”:

https://kosalb.net/cdo-person-me-keto-numra-te-fundit-te-leternjoftimit-do-te-perfitoje-130-euro-nga-qeveria/

Më poshtë mund të lexoni lajmin e publikuar në kohë reale (11 gusht) nga disa media online, i cili është vendosur pjesërisht në përmbajtjen e artikullit të Kosalb.net:

https://02press.com/qeveria-jep-nje-lajm-te-mire-per-punetoret-neser-realizohen-disa-pagesa/

Analizë:

Artikulli i publikuar nga “Kosalb.net” përmban titull të sajuar me përbajtje të vjetër. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others