[email protected]
Ramiz Kelmendi pretendon se parasheh të ardhmen e COVID-19, pa u bazuar në asnjë fakt
shape
shape
shape

Biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, sërish në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth pandemisë së virusit Korona. Kelmendi përmes këtij postimi ka shprehur mendimin e tij se nuk ka valë të dytë apo të tretë të virusit Korona. Gjithashtu Kelmendi pretendon se ky virus nuk do të largohet asnjëherë nga vendi ynë dhe globi, duke thënë se do të jetë i përjetshëm.

Këtë postim të tijin e kanë publikuar disa media online në Kosovë, edhe pse Kelmendi pohimet e tija nuk i kishte të bazuara në asnjë burim apo referencë shkencore.

Postimi i Ramiz Kelmendit në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/rkelmendi/posts/2368498393275031


Ky postim i Kelmendit është publikuar nga disa nga portalet kryesore online të Kosovës, përkundër faktit se i njëjti nuk ka kredilibtet që të jep këshilla rreth temave që ndërlidhen me shëndetësi, siç është tema e pandemisë COVID-19, duke qenë se i përket krejtësisht një fushe tjetër profesionale.

Vegëzat e këtij postimi të publikuar në disa media online në Kosovë:

https://gazetablic.com/kelmendi-ska-vale-te-dyte-dhe-te-trete-covid-19-nuk-do-te-largohet-asnjhere-nga-vendi-yne/?fbclid=IwAR1MqoVNiSoo04I5z364LxtT63vmDVtMeH-b-rcf4IbQNu9C4jPLtAd_M_E

https://gazetainfokus.com/alarmon-kelmendi-ska-vale-te-dyte-dhe-te-trete-covid-19-nuk-do-te-largohet-asnjehere-nga-vendi-yne/?fbclid=IwAR32g6CuOb2zhOvlPPnODDdMN9W-kaLI4vZWcU4AHshynsLblw6kxrLZ-A0


Kjo nuk është hera e parë që biznesmeni Kelmendi shkruan rreth pandemisë së virusit Korona. Ai gjatë muajit shtator në profilin e tij zyrtar në Facebook kishte përmendur katër mënyra që, sipas tij, duhet të përcillen që të fitohet beteja ndaj pandemisë COVID-19.


Analiza:

Duke e ditur se Ramiz Kelmendi i takon fushës së biznesit dhe nuk është i thirrur të jep këshilla rreth çështjeve shkencore ose mjekësore, i njëjti paraqet pretendime që nuk janë të faktuara. Ky postim i tij rreth virusit Korona i publikuar në mediat online hyn në kategorinë si “Dezinformatë” dhe “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë.

Teori Konspirative – Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others