info@hibrid.info
Ambasada e SHBA-së nuk ka kërcënuar me ndërprerje të marrëdhënieve bilaterale
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Pretendimi i publikuar në titullin e një artikulli nga mediumi në gjuhën serbe  “Kurir.rs”  se SHBA po kërcënon Prishtinën me ndërprerjen e marrëdhënieve bilaterale, për shkak të mbylljes së qendrave serbe të kujdesit social në Kosovë.

Artikulli spekulon se ky veprim është “pika e fundit” dhe ngre pyetjen nëse SHBA do të kalojë nga fjalët në veprime konkrete kundër qeverisë së Kosovës.

Po, ky është një pretendim i pabazë, pasi SHBA nuk ka kërcënuar me ndërprerjen e marrëdhënieve bilaterale me Kosovën. Deri më tani, asnjë deklaratë zyrtare nga Uashingtoni nuk mbështet këtë pretendim.

Çka pretendon artikulli i publikuar në “Kurir.rs”?

Artikulli i “Kurir.rs” i referohet reagimit të SHBA-së lidhur me mbylljen e qendrave serbe të kujdesit social në veri të Kosovës, ndërsa bashkëbiseduesit e tij komentojnë se “Kjo mund të jetë një paralajmërim për një ndryshim në politikën amerikane ndaj Prishtinës”.

Megjithatë, “Kurir.rs” e ka paraqitur këtë qëndrim si një kërcënim të SHBA-së për ndërprerjen e marrëdhënieve bilaterale me Kosovën, duke e vendosur këtë pretendim të pabazuar në titullin e artikullit.

Çka thotë ambasada e SHBA-së?

Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj për mbylljen e papritur dhe të pakoordinuar të Qendrave për Punë Sociale, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të vendit.

një postim në platformën “X”, Ambasada thekson se veprime të tilla ndikojnë negativisht tek mijëra qytetarë të Kosovës dhe marrëdhëniet bilateriale.

Këto dhe veprime të ngjashme dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e vendit në Evropë, si dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në reagimin e saj.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane nuk përmendet kërcënimi për ndërprerjen e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës. Ambasada shpreh shqetësim për mbylljen e papritur të qendrave sociale dhe thekson se veprime të tilla mund të kenë pasoja të dëmshme, por nuk ka asnjë referencë për një prishje të marrëdhënieve dypalëshe.

Pretendimi i publikuar nga “Kurir.rs” se SHBA po kërcënon me ndërprerjen e marrëdhënieve bilaterale është një interpretim manipulues i deklaratës.


Analiza:

Mediumi serb Kurir.rs ka raportuar se SHBA kërcënon Kosovën me ndërprerjen e marrëdhënieve bilaterale pas mbylljes së qendrave serbe të kujdesit social në veri.

Në deklaratën e saj, Ambasada Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin për këtë veprim, duke theksuar se ai mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët dhe marrëdhëniet bilaterale. Megjithatë, në asnjë pjesë të deklaratës nuk përmendet apo sugjerohet ndërprerja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendimi e vlerëson si “manipulim i faktit”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »