Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Modriq më 2007 nuk ishte punëtor karburanti, por pjesë e një fushate

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Portali informativ “Indeksonline” ka publikuar një fotografi në Facebook sot (12 mars) ku shihet futbollisti Luka Modriq, dhe mban mbishkrimin “Luka Modriq, 12 mars 2007, punëtor karburanti – LUKA MODRIQ, 12 MARS 2025, SFIDON SOT ATLETICO MADRIDIN NË CHAMPIONS LEAGUE”.

Në bazë të mbishkrimit pretendohet se futbollisti kroat Modriq më 12 mars 2007 ka qenë punëtor karburanti, ndërsa sot, më 12 mars 2025, luan kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Si qëndron e vërteta?

Nëpërmjet një fotografie publikuar në Facebook të Luka Modriqit pranë një pike karburanti u pretendua se ai më 12 mars 2007 ka punuar në një pompë derivatesh, ndërsa më 12 mars 2025 do të luajë kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ky pretendim nuk qëndron, pasi më 12 mars 2007, futbollistët e Dinamos, përfshirë Luka Modriqin, morën pjesë në një fushatë promovuese të kompanisë kombëtare të naftës (INA) të Kroacisë në një pompë karburanti në Zagreb.

Në kuadër të fushatës, Luka Modriq, simbolikisht, për një ditë u bë punëtor në një pompë karburanti, më 12 mars 2007, gjatë kohës kur ishte lojtar i Dinamos.

Pra, gjatë kësaj periudhe, Modriqi ishte futbollist i Dinamo Zagrebit, siç dëshmohet edhe nga simbolet në veshjet e tij, dhe jo punëtor derivatesh.


Analiza:

Portali informativ “Indeksonline” ka publikuar në Facebook një fotografi të Luka Modriqit me mbishkrimin që pretendon se ai më 12 mars 2007 ka punuar në një pikë karburanti, ndërsa sot, më 12 mars 2025, do të luajë kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ky pretendim nuk qëndron, pasi më 12 mars 2007, Luka Modriq nuk ishte punëtor në një pikë karburanti, por ishte vetëm pjesë e një fushate promovuese, ku për një ditë simbolikisht luajti rolin e një punonjësi në një pompë derivatesh, ndërsa ishte ende lojtar i Dinamos së Zagrebit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere