Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

S’ka pasur deklarata prej zyrtarëve të NATO-s se Kosova do të futet në BE më shpejt se Shqipëria

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se “komandanti i NATO-s ka deklaruar se Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më shpejt se Shqipëria”.

Mbishkrimi me këtë pretendim i është vendosur një fotografie nga takimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të martën (11 mars) në Prishtinë.

Pretendimi u publikua nga llogaria “pogra..2” më 12 mars.

E vërteta?

Një gjë e tillë nuk është thënë gjatë vizitës së Ruttes në Kosovë, e nuk ka fakte se ky pretendim të jetë thënë as nga komandanti i NATO-s, Christopher Cavoli.

Rutte gjatë vizitës në Kosovë ka pasur takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Për mediat ai u deklarua pas takimit me Osmanin. Gjatë konferencës ai nuk ka përmendur çështje të anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo krahasime me Shqipërinë (shih këtu). Një gjë e tillë nuk përmendet as nga komunikata zyrtare e NATO-s për vizitat e Ruttes në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Edhe po që se kërkohet në Google (makinë online kërkimi) një pretendim i tillë nuk mund të gjendet në ndonjë burim kredibil informacioni. (shih këtu dhe këtu)


Publikimi në TikTok deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info ka marrë gati 75 mijë shikime, afro 3000 pëlqime dhe 230 komente.


Për më shumë, Bashkimi Evropian dhe NATO janë të ndara si institucione. NATO (Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut) është aleancë ushtarake ndërkombëtare  e Bashkimi Evropian është bashkësi politike me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndër shtetet anëtare evropiane. Në NATO ka edhe shtete që nuk janë anëtare të BE-së.

Kosova është i vetmi vend evropian i cili ka aplikuar për anëtarësim (dhjetor 2022) e që ende s’e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Shqipëria nga viti 2014 është vend kandidat për anëtarësim në BE. (shih këtu)


Analiza:

Është pretenduar në TikTok se nga udhëheqës të NATO-s ka pasur deklarata se Kosova do të futet në Bashkimin Evropian më shpejt se Shqipëria. Pretendimi u shoqërua me fotografinë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, nga vizita në Kosovë.

Por pas verifikimit të fakteve del se kjo nuk është thënë nga Rutte e as nga udhëheqës të tjerë të NATO-s.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere