Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Kurti ishte për ngushëllime te familja e Antiana Thaqit, jo te familja e ish-presidentit Thaçi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku shihet Albin Kurti, kryeministri i Kosovës duke dalë nga një ambient shtëpiak me mbishkrimin që pretendon se ai ishte për ngushëllime në familjen e Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, pas vdekjes së babit të tij, Haxhi Thaçit.

Videoja me këtë pretendim është publikuar dje (18 mars) në Instagram, nga një llogari me emrin “rrezedielli03”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se këto pamje janë shkëputur nga vizita e kryeministrit Kurti për ngushëllime në familjen Thaqi në Muqiverc.

Videoja është gjetur e publikuar edhe në Facebook nga një profil me emrin “Rreze Dielli Tradicionale”, që ka fotografinë e njëjtë të profilit me llogarinë në Instagram “rrezedielli03”, në të cilën është gjetur pretendimi i lartpërmendur.

Hibrid.info ka gjetur një publikim tjetër në TikTok të kësaj videoje, ku përshkruhet se Kurti shihej duke u larguar pas ngushëllimeve në familjen e Antiana Thaqit, e cila bashkë me Arbnora Bashën humbën jetën tragjikisht në një aksident në Ranillug më 14 mars.

Videoja me këtë përshkrim është publikuar më 17 mars nga llogaria me emrin “blackeagle89x”, një ditë para publikimit të videos së trajtuar (shih fotografitë më poshtë).

Siç ka njoftuar Zyra për Informim e Kryeministrisë, shefi i Qeverisë ka vizituar dy familjet e viktimave për ngushëllime (shih këtu).

Ndërkaq, nga mediat është raportuar se Kurti mungoi në ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit, i cili u varros dje (18 mars).

Ky pretendim del të jetë i saktë, pasi nga Kryeministria nuk ka pasur ndonjë njoftim për pjesëmarrjen e Kurtit në këtë ceremoni, e as në mbledhjen komemorative e cila po ashtu u mbajt dje pas ceremonisë së varrimit. Krejt çka hibrid.info ka mundur të gjejë rreth kësaj çështjeje është një telegram ngushëllimi që kryeministri Kurti i ka dërguar familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit (shih këtu).


Analiza:

Me anë të një videoje pretendohet se kryeministri Albin Kurti ishte për ngushëllime në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas vdekjes së babit të tij, Haxhi Thaçit.

Por, hibrid.info ka gjetur se kjo video është shkëputur nga vizita që Kurti i bëri familjes Thaqi nga komuna e Kamenicës, pas humbjes së vajzës së tyre në një aksident komunikacioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Manipulim të fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere