Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Klan Kosova nuk ka pretenduar se laboratori i drogës në Prizren i përket një deputeti të LDK-së

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 23 prill, një llogari në Facebook me emrin Lule Gjeli ka publikuar një përmbajtje që lidhet me laboratorin e drogës të zbuluar po atë ditë në Prizren.

Postimi mban mbishkrimin: “Klan Kosova: Laboratorët e drogës janë të një deputeti të LDK-së”, ndërsa në imazhin ilustrues shfaqet deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami. Përmes këtij postimi, pretendohet se laboratori i drogës i përket një deputeti të këtij subjekti politik, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Hykmete Bajramin.

Cila është e vërteta?

Pas verifikimit të përmbajtjes nga hibrid.info, është konstatuar se Klan Kosova nuk ka pretenduar se laboratori i drogës i përket një deputeti të LDK-së, konkretisht Hykmete Bajramit.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se Klan Kosova nuk ka bërë një pretendim të tillë. Në postimin e këtij mediumi në faqen zyrtare në Facebook, lidhur me këtë rast, Klan Kosova shkruan: “Tre persona u arrestuan gjatë aksionit të Policisë dhe Prokurorisë”, ndërsa fotografia ilustruese mban mbishkrimin: “Pamje nga laboratori i drogës që u zbulua sot në Prizren”.

Ndërkohë, në lajmin e publikuar në faqen zyrtare të televizionit, klankosova.tv, thuhet se aksioni i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike, por nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.


Postimi nga llogaria Lule Gjeli është shpërndarë 11 herë dhe ka marrë disa komente (deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli). Në bazë të përmbajtjes së komenteve, mund të vlerësohet se lexuesit janë ndikuar nga pretendimi i rremë dhe e kanë interpretuar atë si të vërtetë.


Analiza:

Më 23 prill, llogaria në Facebook Lule Gjeli publikoi një postim ku pretendohej se laboratori i drogës i zbuluar në Prizren i përkiste një deputeti të LDK-së, duke aluduar në Hykmete Bajramin, e cila ishte e shfaqur në imazhin ilustrues.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se Klan Kosova nuk ka bërë një pretendim të tillë, dhe identiteti i personave të përfshirë nuk është bërë i ditur.

Bazuar në metodologjinë e saj të verifikimit, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere