Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

I arrestuari nën dyshimet për krime lufte nuk ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në median sociale Telegram pretendohet se personi që u arrestua sot (15 maj) nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit, është ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës (PK).

Ky pretendim u publikua nga kanali në gjuhën serbe në Telegram “БУНКЕР” (BUNKER).

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Personi i arrestuar nuk është ish-pjesëtar i PK-së.


Hibrid.info gjeti njoftimin e publikuar nga Prokuroria Speciale në faqen zyrtare në Facebook. Përmes këtij postimi, njoftohet se është arrestuar një person i nacionalitetit serb, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës.

Prokuroria Speciale ka thënë se ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë, gjatë viteve 1998/99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë. (shih këtu)

Në këtë njoftim nuk përmendet që “i arrestuari është ish-pjesëtar i PK-së”, siç u pretendua nga kanali në gjuhën serbe në Telegram.


Analiza:

Një postim i publikuar në Telegram nga kanali serb “Бункер” (BUNKER), që pretendon se personi i arrestuar më 15 maj si i dyshuar për krime lufte në Zveçan është ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, rezultoi i rremë.

Verifikimi nga Hibrid.info, në bazë të njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale, konfirmoi se i arrestuari është ish-komandant i një njësie të Policisë së Serbisë (MUP) gjatë luftës 1998/99.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere