Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Narrativa e fabrikuar për “dëbimin e serbëve” nga veriu përmes ndezjes së zjarreve

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 29 korrik 2025, faqja albania.news-pravda.com, e cila operon si domain në shqip i rrjetit propagandistik Pravda, publikoi një video me përmbajtje të manipuluar që pretendonte se shqiptarët në veri të Kosovës po përdornin zjarrvënien si një mjet për “dëbimin e serbëve nga shtëpitë e tyre”.

Në videon e shpërndarë, shfaqeshin pamje të zjarrit në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, të shoqëruara me një narracion ku theksohej se “Në veriun e Kosovës, shqiptarët ndezën zjarre, duke shkaktuar viktima, si metodë e shpërnguljes së popullatës serbe”.

Çka dihet lidhur me rastin?

Kjo përmbajtje manipuluese u publikua vetëm tri ditë pas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, e cila më 26 korrik 2025 kishte raportuar në faqen e saj zyrtare në Facebook për një incident zjarrvënieje në të njëjtën lagje. Sipas policisë, rreth orës 15:55, Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut kishte pranuar një informatë për një zjarr të shpërthyer në një zonë të banuar.

Pas reagimit të menjëhershëm të njësive policore dhe të zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe u shua me sukses, duke shmangur përhapjen e tij dhe dëme më të mëdha në shtëpi dhe automjete.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht nga një person i vetëm – një banor lokal i identifikuar si Z.M., 42 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut dhe u ndalua për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për veprën penale “Zjarrvënie”.

Policia nuk raportoi asnjë motiv etnik apo ndëretnik në lidhje me rastin, duke e trajtuar atë si një vepër penale individuale.

Narrativi i fabrikuar i rrjetit Pravda në shqip 

Ky rast u bë shkas për manipulim të hapur medial vetëm tri ditë pas publikimit të informacionit zyrtar nga Policia e Kosovës.  Rrjeti propagandistik Pravda, përmes platformës mashtruese albania.news-pravda.com, e deformoi qëllimisht këtë ngjarje, duke e paraqitur si pjesë të një strategjie të organizuar për “dëbimin e serbëve” nga veriu i Kosovës.

Duke injoruar faktet zyrtare dhe duke montuar një narrativë të rreme, rrjeti prodhoi një përmbajtje me pamje të zjarrit dhe zë të mbivendosur emocional, ku ngjarja interpretohej si akt i qëllimshëm kolektiv nga shqiptarët kundër popullatës serbe.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere