Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

I arrestuari për krime lufte nuk është serb

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në disa media në gjuhën serbe, të martën (12 gusht) u publikuan artikuj me pretendimin se në Prishtinë u arrestua një serb i dyshuar për krime lufte.

Artikujt me këtë pretendim u publikuan në mediumet online në gjuhën serbe “B92.net” dhe “Objektiv.rs”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u konstatua se personi i arrestuar nuk është serb, ndryshe nga pretendimi i mediave të përmendura në gjuhën serbe.

Pas hulumtimit online, u gjet se bëhet fjalë për personin me incialet R.M., i cili të martën (12 gusht) u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”. (shih këtu njoftimin e Prokurosisë Speciale)

Mediumi online në gjuhën shqipe “GazetaExpress.com”, atë ditë (12 gusht) raportoi se i arrestuari është shqiptar dhe emri i tij është Ramadan Morina. (shih këtu)

Radio Evropa e Lirë, të enjten (14 gusht) raportoi se “Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot për kërkesën e prokurorëve për ta dërguar në paraburgim Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë. Morina doli sot para gjykatës në kryeqytet, pasi prokurorët kërkuan 1 muaj paraburgim për të”. (shih këtu)

Po ashtu, të enjten (14 gusht) portali informativ në gjuhën shqipe “Insajderi.org” në një artikull shkruan se “Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar është shqiptari me emrin Ramadan Morina”. (shih këtu)


Pra, raportimet e portaleve në gjuhën serbe “B92.net” dhe “Objektiv.rs” se i arrestuari për krime lufte është serb, rezultojnë të pavërteta.


Analiza:

Më 12 gusht, portalet serbe “B92.net” dhe “Objektiv.rs” raportuan se në Prishtinë ishte arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i pavërtetë.

I arrestuari raportohet se është shqiptar, emri i të cilit është Ramadan Morina. Ky person u arrestua në Prishtinë të martën (12 gusht) si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e mediave në serbisht si “ Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere