Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që…
[ ARTIKULLI ]

Çmimi i bukës nuk është rritur në 70 cent në gjithë Kosovën

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një postim me pretendimin se në Kosovë çmimi i bukës është rritur në 70 cent.

Ky pretendim është publikuar të hënën (22 shtator) në Facebook nga faqja “Kosova e Re”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info vërtetoi se pretendimi është i pasaktë. Fotografia në fjalë është shkëputur nga një video e publikuar më herët, në prill 2025, e realizuar brenda një furre në Gjakovë.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Rritet çmimi i bukës në Kosovë”, e që rezultatet tregojnë se muajt e fundit nuk ka raportime në media kredibile lidhur me këtë çështje. (shih këtu)

Pas verifikimit të fotografisë që shfaqet në postimin e lartcekur, u gjet se e njëjta është shkëputur nga një video e muajit prill, e realizuar nga TV Syri Vizion. Në këtë video-material ishte raportuar për rritjen e çmimit të bukës në Gjakovë. (shih këtu)


Analiza:

Një postim në Facebook nga faqja “Kosova e Re” pretendoi se çmimi i bukës në Kosovë është rritur në 70 cent. Pas verifikimit, hibrid.info konstatoi se ky pretendim është i pasaktë.

Fotografia e përdorur është marrë nga një video e prillit 2025 e TV Syri Vizion, që raportonte për rritjen e çmimit të bukës vetëm në Gjakovë, ndërsa nuk ka raportime nga media kredibile për një rritje të tillë në nivel vendi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere