Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë i mediumit serb se Kurti po përgatit sulm ndaj serbëve

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 29 dhe 30 shtator, u publikuan dy artikuj në portalin Informer.rs me tituj: Nešto se opasno sprema: ‘Vojska’ Aljbina Kurtija uvežbavala snajperiste (“Diçka e rrezikshme po përgatitet: ‘Ushtria’ e Albin Kurtit ka stërvitur snajperistë”) dhe Direktiva ‘glineni golubovi’: Evo zašto Kurti tajno sprema snajperiste, ima opasan plan (“Direktiva e ‘caqeve të lehta’: Ja pse Kurti fshehurazi po përgatit snajperistë, ka një plan të rrezikshëm”). Këta artikuj ndërlidhen me stërvitjet e FSK-së për snajperistë dhe përdorimin e pajisjeve moderne.

Artikujt pretendojnë se Albin Kurti, sipas të gjitha gjasave, po përgatit fshehurazi një sulm të ri ndaj serbëve në Kosovë.

Ky pretendim mbetet spekulim i pabazuar në fakte, pasi nuk ka asnjë provë publike që konfirmon se kryeministri në detyrë Albin Kurti po planifikon sulme ndaj serbëve në Kosovë.

Ushtrimet e FSK-së dhe pretendimi i medias serbe

Pretendimi kryesor i mediumit në gjuhën serbe “Kurir.rs” është se Kurti ka organizuar një ushtrim ushtarak “sekret”, ku pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë stërvitur për gjuajtje me snajperë nga distanca të gjata.

Teksti thotë se stërvitja është mbajtur në një lokacion të fshehtë, afër bazës ushtarake amerikane Bondsteel.

Përmes kësaj narrative, tentohet të paraqitet ideja se Kosova po përgatit një plan të rrezikshëm për “të përzënë serbët” dhe për t’i shndërruar ata në “caqe të lehta” (“glineni golubovi”).

Çka thotë FSK për këtë ushtrim?

Në fakt, FSK ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook se pjesëtarët e saj kanë ndjekur një trajnim të specializuar për qitje në distanca të largëta me qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe certifikimin si snajperistë profesionalë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake.

Sipas njoftimit, ky trajnim ka për synim vetëm zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të FSK-së dhe nuk ka asnjë provë që lidhet me sulme kundër komuniteteve të caktuara, duke treguar qartë se pretendimi i artikujve mbetet spekulim i pabazuar në fakte.


Analiza:

Artikujt e mediave serbe pretenduan se Albin Kurti po përgatit fshehurazi një sulm ndaj serbëve në Kosovë, duke lidhur këtë me stërvitjet e FSK-së për snajperistë dhe përdorimin e pajisjeve moderne.

Artikujt e mediave serbe nuk ofrojnë asnjë fakt për të mbështetur këto akuza, duke e bërë pretendimin spekulim të pabazuar dhe pjesë të një narrative propagandistike.

Megjithatë, sipas faqes zyrtare të FSK-së në Facebook, këto trajnime kanë për qëllim vetëm ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë, pa asnjë lidhje me sulme ndaj komuniteteve të caktuara.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere