Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Keqinformimi gjatë vitit 2025: Viti i zgjedhjeve dhe (mos)formimit të Qeverisë

HIBRID

Përgatiti: Festim Rizanaj

Gjatë vitit 2025, temat kryesore të keqinformimit ndryshuan sipas muajve. Në fillim të vitit, në janar dhe shkurt, përmbajtjet keqinformuese u fokusuan kryesisht te zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë lajme të rreme, dezinformata dhe manipulime të sondazheve. Mars-korrik shënuan periudhën ku keqinformata lidhej kryesisht me formimin e Qeverisë, përfshirë deklarata të pavërteta, manipulim faktesh dhe lajme të fabrikuara mbi koalicionet politike. Më pas, nga muaji gusht deri në nëntor, temat kryesore u përqendruan tek zgjedhjet lokale, me shpërndarje të lajmeve të rreme, clickbait, sondazhe të fabrikuara dhe përmbajtje të manipuluara, veçanërisht në media sociale.

Zgjedhjet parlamentare

Gjatë janarit 2025, keqinformata lidhej kryesisht me zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke përbërë 48% të rasteve, dhe shpërndahej kryesisht në media sociale (39%) dhe në media tradicionale (9%). Dezinformatat dominonin me 18%, ndërsa lajmet e rreme me 16%. Pretendimet përfshinin brohoritje pro UÇK-së dhe Hashim Thaçit të lidhura gabimisht me Lëvizjen Vetëvendosje, pretendime të rreme për fushatën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut, si dhe rezultate të manipuluara sondazhesh. Për më tepër, u shpërndanë lajme të rreme për figura të njohura si Rifat Jashari, Shefqet Krasniqi dhe Donald Trump, duke iu atribuuar mbështetje të pavërtetë Kurtit.

shkurt 2025, temat e zgjedhjeve vazhduan të dominonin 43% të përmbajtjeve keqinformuese nga fusha e politikës. Lajmet e rreme dhe dezinformatat përfshinin pretendime të pavërteta për Fatmir Limajn, gjeneralë amerikanë, fotografi të vjetra të përdorura si lajm aktual, video të manipuluara për Trumpin dhe Elon Musk, si dhe pretendime për rezultate zgjedhore të pavërteta dhe takime politike imagjinare.

(Mos)formimi i Qeverisë

Gjatë marsit 2025, keqinformata lidhur me formimin e Qeverisë u publikuan kryesisht në media sociale dhe përfshinin dezinformata dhe lajme të rreme. Mes rasteve kryesore ishte pretendimi se Marigona Geci kishte thënë se LDK-ja do ta votojë qeverinë e Kurtit, si dhe pati pretendime të rreme për deklarata të Lumir Abdixhikut për postet udhëheqëse.

prill 2025, keqinformatat vazhduan si manipulim faktesh, lajme të rreme dhe clickbait, duke shpërndarë pretendime të pasakta për përfshirjen e Listës Serbe në koalicion, deklarata të Sergei Lavrov, si dhe lajme të fabrikuara për një koalicion mes Vetëvendosjes dhe NISMA-s.

Gjatë majit 2025, të gjitha përmbajtjet e trajtuara nga hibrid.info lidhen me politikën dhe u publikuan në media sociale, duke përfshirë lajme të rreme dhe manipulim faktesh. Rastet më të spikatura përfshinin pretendime të rreme për Millan Radoiçiq për koordinim me opozitën dhe manipulime të deklaratës së Abdixhikut lidhur me bashkëqeverisjen me PDK-në.

korrik 2025, keqinformata rreth konstituimit të Kuvendit u publikuan kryesisht në media sociale dhe online, duke marrë forma të ndryshme si clickbait, manipulim faktesh, lajme të rreme dhe përmbajtje të paverifikuara. Rastet përfshinin keqinterpretime të deklaratave të Hekuran Muratit, pretendime të rreme për kërkesat e Fatmir Limajt dhe gabime në raportimin e raporteve Osmani-Kurti.

Zgjedhjet lokale

Gjatë gushtit 2025, keqinformata për zgjedhjet lokale përfshinin clickbait, pretendime të paprovuar për një veturë të djegur dhe dezinformata të dyfishta lidhur me deklarata të politikanëve për Listën Serbe. Këto përmbajtje synonin të tërhiqnin klikime dhe të krijonin një perceptim të pasaktë mbi sigurinë dhe aktivitetet politike lokale.

shtator 2025, keqinformata politike (43%) u publikuan kryesisht në media sociale (37%) dhe online (6%). Kategori të shpeshta përfshinin lajme të rreme, manipulim faktesh dhe dezinformata. Rastet kryesore përfshinin sondazhe jokredibile për kandidatët në komunat Ferizaj, Lipjan, Gjakovë, Podujevë, Deçan, Kaçanik dhe Viti, si dhe deklarata të pavërteta ndaj figurave publike si Alban Hyseni, Agim Veliu dhe Bulliqi.

Gjatë tetorit 2025, përmbajtjet keqinformuese për zgjedhjet lokale përbënin 66% të rasteve, kryesisht lajme të rreme, sondazhe të fabrikuara, raportime të njëanshme dhe manipulime faktesh. Publikimi kryhej kryesisht në media sociale (47.37%) dhe media tradicionale (18.42%). Për temat e veriut të Kosovës, Kurti-Serbia dhe shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, përmbajtjet u shpërndanë në përqindje të ngjashme mes mediave sociale dhe tradicionale.

Gjatë nëntorit 2025, keqinformata për zgjedhjet lokale (37%) u shpërndanë ekskluzivisht në media sociale dhe përfshinin lajme të rreme (27%), dezinformata (7%) dhe manipulim faktesh (3%). Përmbajtjet përfshinin imazhe dhe video të kandidatëve për kryetar, rezultate të pretenduara të sondazheve dhe exit poll-eve, si dhe deklarata të fabrikuara për mbështetje ose preferenca elektorale që nuk korresponduan me realitetin.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit

Gjatë dhjetorit 2025, keqinformata lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit përfshinin përmbajtje të rreme, sondazhe jokredibile dhe video të manipuluara me përdorim të inteligjencës artificiale. Këto përmbajtje u shpërndanë kryesisht në media sociale, duke synuar të ndikojnë në perceptimin publik dhe të krijojnë një imazh të pasaktë mbi procesin zgjedhor dhe kandidatët.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere