Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Nuk konfirmohet se gazetari Richard Quest ka komentuar zgjedhjet në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shihet portreti i gazetarit britanik, Richard Quest, me mbishkrimin që pretendon se paraqet një deklaratë të tij për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Kjo përmbajtje është publikuar të martën (30 dhjetor 2025) në Facebook, nga një llogari me emrin “Faton Faton”.

Pretendimi është gjetur i publikuar edhe në TikTok nga llogaritë me emrat “f.k1956” dhe “andromaka35”.

A është i vërtetë pretendimi?

Hibrid.info gjeti se deklarata e pretenduar e Quest, nuk konfirmohet nga burime kredibile apo në llogaritë zyrtare të gazetarit.


Kjo përmbajtje në deri në momentin e trajtimit, në Facebook ka marrë 700 pëlqime, mbi 200 komente dhe afër 100 shpërndarje.


Hibrid.info ka hulumtuar nëpërmjet makinës së kërkimit, “Google”, me fjalët “richard quest on kosovo”, duke specifikuar si periudhë të publikimit, 30 ditët e fundit (shih këtu). Por, rezultatet nuk kanë shfaqur asnjë artikull që konfirmon se Quest ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ngjashëm edhe pas kërkimit në platformën për shpërndarje të video-materialeve, “Youtube”, nuk janë hasur rezultate që vërtetojnë deklaratën e pretenduar të Quest (shih këtu).

Ndërsa në llogarinë e tij zyrtare në platformën “X”, postimi i tij i fundit është i datës 25 tetor, 2025. Më shumë se dy muaj para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor (shih këtu).


Kush është Richard Quest?

Richard Quest është korrespondenti kryesor ndërkombëtar i biznesit në CNN dhe prezantues i emisionit Quest Means Business, një program që shpjegon se si i fitojmë dhe i shpenzojmë paratë. Quest shërben gjithashtu si redaktor i përgjithshëm për biznesin në redaksinë e CNN Business në Nju Jork.

Përveç kësaj, ai është prezantues i programit mujor të CNN International, Quest’s World of Wonder, ku çdo muaj eksploron një destinacion të ri dhe takon njerëz interesantë që zbulojnë shpirtin e qytetit (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se gazetari britanik Richard Quest ka dhënë komente mbi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë nuk mbështetet nga asnjë burim kredibil apo llogari zyrtare e tij.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë dëshmi në media kredibile e media sociale që e konfirmojnë deklaratën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere