Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Rezilienca ndaj dezinformatave gjatë periudhës zgjedhore në Kosovë

HIBRID

Ky raport mbulon periudhën nga 9 tetori deri më 31 dhjetor 2025 dhe përqendrohet në monitorimin e përmbajtjeve digjitale gjatë një kohe të ngarkuar politikisht, duke përfshirë zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme parlamentare në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, analiza jonë fokusohet në identifikimin dhe kategorizimin e keqinformimeve që qarkulluan në platformat online në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë shqip, serbisht dhe anglisht. Raporti ofron një panoramë të rrjedhës së keqinformimeve sipas temave kryesore, duke përfshirë dezinformimin mbi proceset zgjedhore, sondazhet e fabrikuara, deklaratat e pavërteta të figurave publike, dhe përdorimin e videove të gjeneruara ose manipuluara me inteligjencë artificiale. Përveç kësaj, përmbajtjet me karakter ndëretnik janë identifikuar dhe analizuar, duke vlerësuar ndikimin e tyre në polarizimin shoqëror dhe tensionet lokale, veçanërisht në veri të vendit dhe në komunitetet me shumicë serbe.

Raporti gjithashtu shqyrton ndikimin e jashtëm të quajtur FIMI (Foreign Information Manipulation and Interference), duke identifikuar temat dhe narrativat që kanë pasur për qëllim manipulimin e perceptimeve të publikut dhe ndikimin mbi procesin zgjedhor. Analiza jonë e bazuar në monitorimin digjital ofron një vlerësim të strukturuar të përmbajtjeve problematike, duke i ndarë ato në kategori sipas natyrës së keqinformimit dhe ndikimit të mundshëm. Ky proces jo vetëm që evidenton llojet dhe intensitetin e keqinformimit gjatë periudhës së zgjedhjeve, por gjithashtu nënvizon modelet dhe mekanizmat që përdoren për të amplifikuar përmbajtje me karakter ndëretnik dhe për të lehtësuar ndërhyrjet e jashtme, duke ofruar një bazë për rekomandime dhe masa parandaluese në fushën e informimit publik dhe sigurisë digjitale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere