Në Graçanicë është zhvilluar diskutimi i radhës mbi ndikimin e dezinformimit dhe formave të tjera të çrregullimit informativ, në kuadër të një info sesioni me pjesëmarrës lokalë.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen edhe në praktikë me mënyrat e identifikimit të shembujve konkretë të dezinformimit, të cilat janë publikuar më parë në hapësirën mediatike.
Ky sesion u organizua në kuadër të projektit “Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning”, nga ADS dhe Hibrid.info, me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina.
Organizatorët shprehën mirënjohje për CSD – Communication for Social Development për bashkëpunimin me pjesëmarrësit, si dhe për Center for Peace and Tolerance Gracanica për ofrimin e hapësirës për zhvillimin e diskutimit.
Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen dhe të forcojë kapacitetet lokale në përballjen me dezinformimin, përmes ndarjes së njohurive dhe përvojave praktike.



