Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar që nuk përputhet fare me lajmin

HIBRID

Artikulli me titull “Qeveria jep nje lajm shumë të mir për orarin e lëvizjes në Kosovë”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Mergata.eu”.

Ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtje gjendet një lajm tërësisht tjetër, i cili ka të bëjë me donacionin e maskave të sjella në Kosovë nga diaspora me datën 27 korrik.

Teksti i artikullit të publikuar në “Mergata.eu”:

Qeveria jep nje lajm shumë të mir për orarin e lëvizjes në Kosovë

Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa makave fAls për qytetarët e Kosovës nëpër komuna. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Shëndetsis, Armend Zemaj.

Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diasporaJanë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpë rndahen në duartë e qyyetarëve tanë”

Vegëza e artikullit të publikar në “Mergata.eu”:

https://mergata.eu/qeveria-jep-nje-lajm-shume-te-mir-per-orarin-e-levizjes-ne-kosove/


Ky portal i dyshimtë ka përdorur një lajm të vjetër, të cilit i ka vendosur një titull të rremë, për të tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://rtv21.tv/qeveria-shperndane-maska-per-qytetaret/

Analiza:

Artikulli i “Mergata.eu” posedon titull të rremë që nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, lajmi i përdorur në këtë shkrim është i vjetër. Ky artikull kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere