Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Këshilla rreth COVID-19, të pa verifikuara

HIBRID

Portali i televizionit Klan në Shqipëri, “tvklan.al” ka publikuar një artikull duke spjeguar se si të ndërtohet një sistem imunitar i fortë për t’u mbrojtur nga rreziku i virusit Korona.

Ky artikull tregon se çfarë duhet të konsumojmë për të ndërtuar një sistem imunitar të fortë, për t’i bërë ballë virusit Korona. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit, që tregon saktë se ku është marrë ky studim.

Ushqimet që rekomandohen në artikullin e “tvklan.al” për parandalimin e infektimit me COVID-19:

  • Supe pule me makarona
  • Qepë dhe hudhër
  • Kërpudha
  • Frutat e agrumeve
  • Kos
  • Çaj i nxehtë
  • Xhenxhefil

Vegëza e artikullit të publikuar në “tvklan.al”:

https://tvklan.al/si-te-ndertoni-nje-sistem-imunitar-te-forte-per-tu-mbrojtur-nga-rreziku-i-covid-19/

Analiza:

Ky artikull nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst rreth ushqimeve që parandalojnë virusin Korona, nuk janë të verifikuara. Ky lajm mund të jetë i vërtetë, por përderisa i mungojnë referencat se nga cili studim apo hulumtim janë marrë këto fakt, atëherë artikulli kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere