Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka bisedime mes VV-së dhe LDK-së e PDK-së për koalicion

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetaprogresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Lëvizja Vetëvendosje në bisedime me LDK dhe PDK për koalicion”.

Ky portal i dyshimtë ka marrë tekstin e një artikulli të gazetës online “BotaSot” të cilit i ka vënë titull të rremë që nuk përputhet aspak me përmbajtjen.

Në titull shkruan se VV është në bisedime me LDK-në dhe PDK-në për koalicion, ndërsa një gjë e tillë nuk thuhet edhe në tekst.

Megjithatë, në përmbajtje gjenden qëndrimet e disa deputetëve të VV-së dhe LDK-së lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm, por asnjëherë nuk përmendet se këto subjekte politike kanë nisur bisedime lidhur me këtë çështje.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetaprogresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/levizja-vetevendosje-ne-bisedime-me-ldk-dhe-pdk-per-koalicion/

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit origjinal të publikuar nga “BotaSot.info” me datë 9 dhjetor të këtij viti:

https://www.botasot.info/politika-lajme/1450062/levizja-vetevendosje-i-kthen-pergjigje-ldk-se-per-koalicion/


Artikulli i “gazetaprogresi.com” përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere