Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Hoti nuk ka paralajmëruar mbyllje në karantinë

HIBRID

Portali “neshesh.mk” ka publikuar një artikull me titull “Hoti: Nëse vazhdon gjendja kështu do të detyrohemi të mbyllemi për një javë brenda në karantinë”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas hulumtimit dhe kontrollit të fakteve nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është arritur të gjendet asnjë deklaratë e tillë e bërë nga kryeministri Hoti.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin “neshesh.mk”:

Hoti: Nese vazhdon gjendja keshtu do te detyrohemi te mbyllemi per nje jave mbrenda ne karantine

Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti gjate dites se djeshme lajmeroj me masat e reja per fundjaven. Shtate qytete hyne ne izolim deri te henen. Hoti u ka treguar qytetareve se çka te bejne ne keto dy dite..

“Nuk jane asgje dy dite mbyllur. Le te mesojn lojera te reja e le te luajn. Le te jene me kreativ. Nese s’rrini mbyllur… happen1 haaps1ren po0o0shtee per taa paaree v1deo0o0nn:

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “neshesh.mk”:

https://neshesh.mk/hoti-nese-vazhdon-gjendja-keshtu-do-te-detyrohemi-te-mbyllemi-per-nje-jave-mbrenda-ne-karantine/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga portali “neshesh.mk” përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Shkrime të tilla keqinformojnë lexuesit, si dhe nxisin numrin e klikimeve, nga të cilat përfitohet. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere