[email protected]
Gashi nuk ka deklaruar atë që pretendohet në artikullin e kontrolluar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Arben Gashi: ‘Së paku edhe 10 vite tjera, LDK-ja do t’a ketë qeverinë’”.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, në kuadër procesit të kontrollit të fakteve, ekipi i hibrid.info nuk arritur të gjejë asnjë deklaratë të tillë të bërë nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“GazetaProgresi.com” ka sajuar këtë artikull në mënyrë që të tërheqë lexuesin të klikojë në të. Gjithashtu, në përmbajtjen e këtij shkrimi nuk gjendet video, siç pretendohet në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

Arben Gashi: ‘Së paku edhe 10 vite tjera, LDK-ja do t’a ketë qeverin.’ – (VIDEO)

Shefi i grupitparlamentar të LDK-së, Arben Gashi në konferencen e sotme për media bëri të ditur se partia e tij do të jetë në qeveri edhe për shume vite të tjera. Arben Gashi para mediave tha:

‘Jam i bindur se edhe 10 vite tjera LDK-ja do të jetë në qeveri, ne shkojm në zgjedhje nuk ka asnjë pr.obIem por Kurti e ka humbjen e sigurt.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjje.t

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/arben-gashi-se-paku-edhe-10-vite-tjera-ldk-ja-do-ta-kete-qeverin-video-2/

Analiza:

“GazetaProgresi.com” ka sajuar këtë artikull në mënyrë që të nxis numrin e vizitave në ueb-faqe. Pra, pas hulumtimit dhe kontrollit të fakteve, rezulton se një lajm me deklaratë të tillë të pretenduar nga “gazetaprogresi.com”, nuk ekziston dhe se është e sajuar. Për këtë arsye, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others