Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakte që Kimete Berisha do të jetë në listën zgjedhore të VV-së

HIBRID

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete”.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen, pasi ky pretendim i “Kosova Sot” nuk mbështetet në asnjë të dhënë apo burim zyrtar i cili dëshmon që publicistja Berisha do të jetë kandidate për deputete nga radhët e VV-së.

Në tekstin e këtij artikulli shkruan se kjo gjë pritet të ndodhë. Pra, ende asgjë nuk ka zyrtare, siç pretendohet në titullin e këtij shkrimi.

Teksti i artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

 Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.

Publicistja Kimete Berisha pritet t’i bashkëngjitet listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kimete Berisha edhe më herët në shumë nga shkrimet e saj kishte mbrojtur kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo kishte bërë të ditur se me Kurtin njihen shumë gjatë, që nga koha e protestave studentore të cilave u printe Albin Kurti.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/514629/kimete-berisha-kandidate-e-vetevendosjes-per-deputete/?fbclid=IwAR0joRtZFOHTNUnwqzKua9zataPDlpOh7QC0nB-0nMqaUdJk9uHeV0Zia74


Analiza:

Artikulli i publikuar nga Kosova Sot përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet tekstit. Gjithashtu, pretendimi se Kimete Berisha do të jetë kandidate për deputete nga radhët e VV-së, nuk mbështetet në asnjë burim zyrtar apo të dhënë tjetër. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere