[email protected]
Lajm i rremë për ndryshimin e masave kufizuese
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT – Nga kjo date po heket ora policore dhe te gjitha masat thot Zemaj .. URIME !”.

Ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në brendi të këtij shkrimi gjendet një deklaratë e vjetër nga konspiracionisti dhe publicisti shqiptar, Alfred Cako, e cila u publikuar më 17 nëntor.

Deklarata ka të bëjë me parashikimet Cakos rreth masave të reja anti-covid në Shqipëri.

Teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

LAJMI I FUNDIT – Nga kjo date po heket ora policore dhe te gjitha masat thot Zemaj .. URIME !

Që prej fillimit të pandemisë, konspiracionisti i njohur Alfred Cako ka sjellë teori të ndryshme në lidhje me mënyrën se si do funksionojë karantina në Shqipëri.Së fundmi ai ka deklaruar se deri në fillim të dhjetorit izolimi do të jetë me orare.Ai u shpreh se karantina do të jetë deri në orën 18.00.

Ndërkohë, pas datës 10 janar, Cako shprehet se e gjithë bota do të futet në një izolim shumë të egër.Më herët ju këni parashikuar se do të ketë një lockdoën të dytë për vendin tonë . A do të kemi ne një izolim tjetër, duke patur parasysh që kufizimet e para kënë filluar?

“Mendoj që mund të rriten oraret, mund të bëhet deri në orën 18 në mbrëmje dhe ky do të jetë deri në fillim të dhjetorit. Në dhjetor mendoj që do të lirohet pak, do kalohet dhe viti i ri normal. Pas datës 10 janar, këta do ta fusin të gjithë botën në një lockdoën shumë të egër dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë me shifrat e të infek tuarve dhe të vde kurve”, deklaroi ai gjatë një prononcimi për gazetën “Fjala”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/4140?fbclid=IwAR3tGg3XMRISBEIso4ePDKkIuwRvma4uPYljUmL7gJ0HzXnxagZmXFHkMMs


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar më 17 nëntor rreth parashikimit të Cakos lidhur me masat e reja anti-covid në Shqipëri.



Analiza:

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka marrë një lajm të vjetër (konspiracion), me pretendimin që ta paraqes atë si aktual. Gjithashtu këtij shkrimi i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë klikime nga lexuesit. Ky artikull është shpërndarë në faqen e Facebook-ut “Gazeta Aktive”, e cila numëron rreth 84 mijë ndjekës. Përmes kësaj shpërndarje, artikulli në fjalë ka arritur të gjenerojë trafik të konsiderueshëm në Facebook. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit. Artikull që rrejshëm raporton për heqjen e masave kufizuese.

Share With Others