Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim konspiracionist nga Zaharova se “Kurti synon të falsifikojë zgjedhjet në Kosovë”

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Medium rus, shërbimi në gjuhën serbe, “Sputnik” ka publikuar një artikull sot (24 janar) me titull, “Moska paralajmëron: Kurti synon të falsifikojë zgjedhjet në Kosovë”.

Artikulli bazohet në deklaratat e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e cila pretendon se Albin Kurti synon të falsifikojë rezultatet e zgjedhjeve për të vendosur në Kuvend përfaqësues besnikë të tij.

Çka pretendoi Zaharova në një brifing me gazetarë?

Maria Zaharova, në një briefing me gazetarë në datën 23 janar, pretendon se autoritetet e Prishtinës, me mbështetjen e Uashingtonit dhe BE-së, po zhvillojnë një fushatë për spastrimin e Kosovës nga serbët dhe për shqiptarizimin e dhunshëm të rajonit.

Ajo thekson se Lista Serbe është pengesa kryesore për institucionet e Prishtinës dhe e vetmja parti që mund të mbrojë të drejtat e serbëve në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas saj, Albin Kurti synon të falsifikojë rezultatet e zgjedhjeve për të vendosur përfaqësues besnikët e tij në Kuvend.

A qëndrojnë këto pretendime?

Pra, Maria Zaharova thekson se Lista Serb është pengesa kryesore për institucionet e Prishtinës dhe e vetmja parti që mbron të drejtat e serbëve, ndërsa pretendon se Albin Kurti (kryeministër dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje) synon të falsifikojë zgjedhjet duke penguar pjesëmarrjen e partisë dhe ndalimin e vëzhguesve të saj në komisionet zgjedhore.

Faktet tregojnë se më 22 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi 18,163 vëzhgues politikë, përfshirë 290 nga Lista Serbe. (këtu) Kjo e fundit kishte paraqitur ankesë kundër vendimit të KQZ-së të datës 14 janar për përbërjen e komisioneve zgjedhore dhe përbërjen e ekipeve të numërimit në qendrat komunale të votimit, por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e cilësoi vendimin të ligjshëm. (këtu)

Sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të instalojë kamera në çdo vendvotim për mbikëqyrjen e zgjedhjeve. (këtu) Ndërkohë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, rreth 100 vëzhgues nga misioni i Bashkimit Evropian do të monitorojnë procesin zgjedhor, me shefen Nathalie Loiseau që konfirmoi vlerësimin e pajtueshmërisë së procesit me ligjet dhe standardet ndërkombëtare. (këtu)

Po ashtu, Zaharova pretendon se autoritetet e Prishtinës, me mbështetjen e Uashingtonit dhe BE-së, po zhvillojnë një fushatë për spastrimin e Kosovës nga serbët dhe shqiptarizimin e dhunshëm të rajonit.

Çka tha Kurti për serbët gjatë fushatës dhe a e përmendi spastrimin etnik dhe shqiptarizimin e Kosovës?

Në takimin parazgjedhor në Pejë, kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, theksoi se qeveria e tij ka treguar kundërshtimin ndaj strukturave paralele kriminale dhe ka mbështetur integrimin e vërtetë të serbëve që respektojnë ligjin dhe pranojnë Republikën e Kosovës. Ai gjithashtu përmendi veriun e Kosovës, të cilin e cilëson si pjesë të suksesit të qeverisë së tij të dytë, duke kritikuar njëkohësisht edhe kundërshtarët e tij politikë.

Një tjetër element i theksuar nga Kurti është rritja e numrit të bizneseve në veri, si dhe angazhimi i serbëve në punësim, të cilët, sipas tij, shprehin mirënjohje ndaj “qeverisë, shtetit dhe Policisë së Kosovës”. (këtu)

Në veri të Kosovës vitin e kaluar janë hapur mbi 300 kompani, janë punësuar qindra serbë, të cilët i janë mirënjohës qeverisë, shtetit dhe Policisë së Kosovës”.

Në gjithë Kosovën, e sidomos në veri të Kosovës, ne i dhamë sovranitetin shtetit, i dhamë integritetin territorit, i dhamë sigurinë popullit, i dhamë paqe atij rajoni. Ne kemi vendosur shtetin ligjor, kushtetutshmërinë. U përballëm me struktura paralele dhe bandat kriminale. Ata u përpoqën të na destabilizonin, të na frikësonin, por sa herë që u përpoqën, dështuan dhe ne fituam. Këtë nuk e kemi bërë kundër serbëve, por kundër Serbisë, sepse është edhe kundër popullit tonë”.

Pretendimi se interesi i Kurtit është një Kosovë e pastër etnikisht, nuk ka kurrfarë baze. Ndonëse në të kaluarën, Kurti fliste për bashkimin kombëtar, në këtë fushatë, së paku në deklaratat publike të deritashme, në asnjë rast nuk ka folur për këtë projekt e as për “Shqipërinë e madhe”. 

Pretendimet tjera për spastrim etnik të serbëve dhe ndërhyrje në zgjedhje për të dëmtuar Listën Serbe

Pretendime të ngjashme për kërcënim ndaj serbëve dhe përqafim të idesë për “Shqipërinë e Madhe” janë publikuar së fundmi edhe nga media ruso-serbe dhe janë shprehur nga zyrtarë serbë.

Sipas një artikulli të publikuar rishtazi në RT (Russia Today), shërbimi në gjuhën serbe, në kuadër të fushatës zgjedhore në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje po krijon një narrativ zgjedhor të mbështetur në retorikë të ashpër, të cilën RT e përshkruan si “thirrje për luftë dhe urrejtje ndaj serbëve”. (këtu)

Petar Petkoviq, edhe në fillim të fushatës për zgjedhjet në Kosovë, kishte pretenduar se kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërcënuar popullin serb dhe Serbinë në nisje të fushatës. (këtu)

Edhe Sputnik, shërbimi në gjuhën serbe i medias ruse, ka publikuar një artikull që pretendon se fushata parazgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje është e lidhur me idenë e “Shqipërisë së Madhe”. (këtu)

Mediumi rus “Sputnik”, në gjuhën serbe, ka publikuar një artikull më 21 janar që pretendon se Lista Serbe mund të dëmtohet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, për shkak të mungesës së kontrollit mbi procesin zgjedhor dhe përfshirjes së “votuesve fantom” nga Prishtina. (këtu)


Analiza:

Mediumi rus “Sputnik” në gjuhën serbe ka publikuar një artikull më 24 janar, ku pretendon se Albin Kurti synon të falsifikojë zgjedhjet në Kosovë për të vendosur përfaqësues besnikë të tij në Kuvend. Artikulli bazohet në deklaratat e Maria Zaharova, e cila thotë se autoritetet e Prishtinës, me mbështetje nga Uashingtoni dhe BE, po zhvillojnë një fushatë për spastrimin e Kosovës nga serbët dhe shqiptarizimin e dhunshëm të rajonit, duke theksuar se Lista Serbe është pengesa kryesore për këtë plan.

Faktet tregojnë se KQZ do të vendosë kamera në çdo vendvotim për mbikëqyrje, ndërsa 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian do të monitorojnë votimin më 9 shkurt. Po ashtu, më 22 janar, KQZ akreditoi 18,163 vëzhgues, përfshirë 290 nga Lista Serbe. Lista Serbe ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të KQZ për përbërjen e komisioneve zgjedhore, por PZAP ka vendosur se KQZ ka vepruar sipas ligjit.

Pretendimi se Kurti synon një Kosovë etnikisht të pastër nuk ka asnjë bazë. Edhe pse në të kaluarën ai nuk ka folur për bashkim kombëtar apo spastrim të serbëve, përkundrazi, ka përmendur përfshirjen e serbëve të veriut në disa biznese atje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info pretendimet e Zaharovës i vlerëson si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere