[email protected]
Artikull me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjen paralajmërimi i fortë, fundi i muajit janar do të jetë i tmerrshëm”.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen, pasi lajmi ka të bëjë me kontekst tjetër. Rrjedhimisht, në përmbajtje paraqitet deklarata e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, i cili më 5 dhjetor të vitit të kaluar, foli rreth mposhtjes së virusit Korona.

Fauci kishte thënë se përhapja e COVID-19 në SHBA do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë dhe vendi nuk do të shohë ndryshime dramatike deri në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm. Pra, titulli i artikullit të publikuar në “ingazetaa.com” nuk ka të bëjë asgjë me përmbajtjet.

Teksti i artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

Vjen paralajmërimi i fortë, Fundi i muajit janar do të jetë i tme-rrshëm…(FOTO)

Mendoj se rënien reale të shifrave do të nisim ta shohim nga muaji prill, kur të kemi dhe një va ksinim më të gjerë të popullatës, eshte shprehur ai. Pastaj ndërsa shkojmë në maj, qershor dhe korrik, drejt fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021, atëherë them se do të fillojmë të shohim ndryshime fantastike, shtoi ai.

Sipas Faucit, vendi praktikisht nuk doli kurrë nga valaa e parë e së mundjes. Unë as nuk flas më në valee kur përshkruar shpë/ rthimin e së mundjes.

E shoh me shumë si një vijimësi me dallgë të ndryshme e jo thjesht si një valë që shkon e vjen, thotë kryeksperti amerikan.Fauci ka shpresa se situate do të përmirësohet po jo se shpejti.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/vjen-paralajmerimi-i-forte-fundi-i-muajit-janar-do-te-jete-i-tme-rrshem-foto/?fbclid=IwAR3H_at-JP4Ro6uMsZltJsLdsJCgNRxGHlzd52BWOh49jKDy_sbp6qm9kJQ

Më poshtë mund të lexoni artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://indeksonline.net/ndryshimet-drastike-eksperti-amerikan-ja-kur-e-mposhtim-koronavirusin-3/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “ingazetaa.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, të cilin ky portal i dyshimtë e ka publikuar duke pretenduar ta paraqes si aktual.

Ky shkrim është publikuar edhe në faqen “Gazeta” në Facebook, e cila numëron mbi 170 mijë ndjekës, e që kryesisht publikon lajme të rreme. Ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others