Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Halil Kastrati nuk ka kërkuar vota për LDK-në

HIBRID

Faqja “Zemra e Shqiptarit” në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet humanisti dhe udhëheqësi i organizatës jo-qeveritare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, së bashku me ministrin e Brendshëm në detyrë dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Kjo faqe ka postuar këtë fotografi me një përshkrim ku thuhet “Halil Kastrati: Ne keto dite te veshtira per ta ndihmu LDK-ne me 20 mije vota. Bamirës zoti ju shpërbleft”.

Faqja “Zemra e Shqiptarit” ka aluduar se Kastrati ka bërë thirrje që të votohet LDK-ja me 20 mijë vota. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që nuk ka asnjë deklaratë të tillë të bërë nga udhëheqësi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”.

Hibrid.info përmes makinave të kërkimit ka gjetur fotografinë autentike, e cila është postuar më 25 gusht të vitit të kaluar nga nënkryetari i LDK-së.

Veliu përmes faqes së tij në Facebook, kishte njoftuar se në takim me Kastratin është diskutuar për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

Pra, fotografia është e vjetër dhe nuk është e vërtetë që humanisti Kastrati ka bërë thirrje që të votohet LDK-ja, siç pretendon rrejshëm faqja “Zemra e Shqiptarit”.

Postimi në faqen “Zemra e Shqiptarit”:

https://www.facebook.com/zemraeshqiptaritt/posts/3539201582856159


Më poshtë mund të gjeni postimin e Agim Veliut në takimin e zhvilluar më 25 gusht me humanistin, Halil Kastrati:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1742757952537885&id=694759390671085


Analiza:

Faqja “Zemra e Shqiptarit” në Facebook, e cila numëron afër 250 mijë pëlqime, ka mashtruar lexuesit e saj me një fotografi të vjetër, duke pretenduar rrejshëm se Halil Kastrati ka kërkuar vota për LDK-në. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që ky postim kategorizohet si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere