Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Kandidatura apo pretendime për kryetar të LDK-së?

HIBRID

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Melihate Tërmkolli kandidate për kryetare të LDK-së”.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje, për arsye se anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, nuk ka thënë qartë se është kandidate për kryetare.

Në përmbajtje të artikullit është publikuar një prononcim i Tërmkollit dhënë për portalin “FrontOnline.net”, ku thotë “se unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pas më shumë. Sigurisht që mund të jem”.

Pra, Tërmkolli është shprehur se mund të jetë një prej kandidateve për kryetar të LDK-së, por asnjëherë nuk ka thënë se është kandidate.

Gjithashtu, edhe portali “Front Online” që zhvilloi intervistën me Tërmkollin, në titull të këtij artikulli shkroi “Tërmkolli si kandidate për kryetare të LDK-së synon rikthimin e konceptit rugovian”.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “periskopi.com”, “gazetametro.net” dhe “frontonline.net”:     

https://frontonline.net/termkolli-si-kandidate-per-kryetare-te-ldk-se-synon-rikthimin-e-konceptit-rugovian/?fbclid=IwAR0DRpHaV0hlVOquzb-_vkeMA9vNmgtR4Twn22wbh5GSuQ5-HDR_5h0wMns
https://gazetametro.net/melihate-termkolli-i-futet-gares-jam-kandidate-per-kryetare-te-ldkse/?fbclid=IwAR0dbCz1X2C91aU3fr0tNi7Sz82Hf3zB1wt2WcdDFSC_-Okl_yMb6eY7GDY

Kandidatura për kryetar të LDK-së mund të arrihet vetëm përmes sigurimit të votave 50% plus 1 të delegatëve të kuvendit të LDK-së. Pra sipas nenit 25 të statutit të LDK-së, vetëm pas përcjelljes së kësaj procedure, kandidatura për kryetar mund të quhet si zyrtare.

No description available.
https://www.ldk-ks.eu/wp-content/uploads/2019/05/STATUTI-LDK-2016.pdf?fbclid=IwAR01xQzFYzQv8AWEHaKcIIVCA3UrmoazWfIt21TJ5nMvJazGRtSqGLEBjp8


Pretendime për shpallje të kandidaturës për kryetar të LDK-së kanë paraqitur edhe zyrtarë tjerë të lartë të kësaj partie. Njëri ndër ta është edhe anëtari i kryesisë Anton Quni, i cili e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të udhëhequr këtë parti.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i presidentin Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti. Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka dallim kuptimor mes pretendimit dhe kandidimit për kryetar të LDK-së.

https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10159152026299828


Analiza:

Pas kontrollit të artikullit të “periskopi.com” del që titulli është në shpërpushje me përmbajtjen e tekstit. Termkolli është shprehur se mund të jetë kandidate për kryetare të LDK-së, por kandidatura nuk është ende zyrtare siç thuhet në titull.

Gjithashtu, edhe portali “frontonline.net”, i cili realizoi intervistën me Tërmkollin, në artikullin e publikuar ka vënë titull jo adekuat “Tërmkolli si kandidate për kryetare të LDK-së synon rikthimin e konceptit rugovian”.

Në nenin 25 të statutit të LDK-së për Kryetar të LDK-së, thuhet se kandidatura për kryetar të LDK-së mund të arrihet përmes sigurimit të votave 50% plus 1 të delegatëve të kuvendit të LDK-së. Pra, vetëm atëherë kandidatura për të parin e partisë mund të quhet si zyrtare. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull si dhe pretendimet e zyrtarëve të LDK-së të vlerësohen si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere