Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull që nuk korrespondon me përmbajtjen

HIBRID

Artikulli me titull “Këto janë shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza”, është publikuar nga portali “Periskopi.com”.

Titulli i këtij artikulli flet për shtetet që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në to pa pasur nevojë për vizë, por në tekst gjendet një artikull komplet ndryshe ku ka të bëjë me Presidentit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka folur për dialogun dhe qëndrimin e Prishtinës dhe paralajmërimet se Brukseli dhe Uashingtoni së bashku po përgatisin presione të reja ndaj Serbisë në lidhje me njohjen e Kosovës.

Foto nga artikulli i publikuar në “Periskopi.com”:

No description available.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Periskopi.com”:


Analizë:

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit në Periskopi.com trajton një temë krejtësisht tjetër, krahasuar me përmbajtjen. Ky duket të jetë vetëm një gabim teknik nga ana e këtij portalit, i cili nuk ofron në shkrim atë që premtohet në titull.

Këtë artikull hibrid.info e vlerëson si “Gabim”, me qenë se titulli dhe përmbajtja e tekstit nuk përputhen.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere