Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i fundit: Vriten 11 persona”.

Ky artikull i publikuar nga “kosova-sot.info” në titull nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë. Një gjë e tillë bëhet e ditur vetëm në përmbajtje të artikullit, ku përshkruhet se ngjarja ka të bëjë me shtetin perëndimor Jalisco të Meksikës.

Gjithashtu, fotografia e këtij artikulli nuk korrespodon me ngjarjen, pasi në të shihet shiriti i policisë i shkruar në gjuhën shqipe “SKENË KRIMI MOS KALO”. Kjo mund të dezinformojë lexuesit duke aluduar se bëhet fjalë për Kosovën, pasi ky portal është kosovar dhe pjesën dërmuese të lexuesve i ka nga shqipfolës.

Pjesë nga teksti i publikuar në “kosova-sot.info”:

Lajmi i fundit: Vriten 11 persona

Sulmues të panjohur dhe të armatosur kanë shtënë me armë zjarri nga një kamion dhe kanë vrarë 11 persona në shtetin perëndimor Jalisco të Meksikës. Jalisco, vend ky ku një ish-guvernator u qëllua për vdekje në dhjetor të vitit të kaluar, është një nga epiqendrat e rrezikshme të karteleve të drogës. Zyra e prokurorit të shtetit ka konfirmuar se 10 burra janë gjetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit; ndërsa më pas është zbuluar edhe trupi i një personi të pajetë. Si pasojë e këtij sulmi, plagë kanë marrë edhe një grua si dhe një i mitur të cilët janë duke u trajtuar në spital.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/528530/lajmi-i-fundit-vriten-11-persona/


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një lajm që ka të bëjë me shtetin e Meksikës, ndërsa në titull nuk ka sqaron se për cilin vend bëhet fjalë. Po ashtu këtij shkrimi i ka vënë fotografi ku shihet shiriti që vendoset nga policia, i cili është në gjuhën shqipe.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend shqipfolës, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë dhe shqiptarë. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere