Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Rama nuk ka thënë se “shqiptaret janë ‘Injorantë’ dhe se Serbia nuk na ka bërë asgjë neve”

HIBRID

Artikulli me titull “Shqipëtarët jan ‘Injorant’, Sërbia nuk na ka bërë asgjë neve?”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “todaynews75.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Lajmi ka të bëjë me gazetarin Furkan Saliu, i cili ka zbardhur debatin që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama, që sipas tij ai ka shpërthyer me një lumë ofendimesh ndaj tij, duke e quajtur injorant.

Pra, Rama asnjëherë nuk ka thënë atë që pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “todaynews75.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “todaynews75.com”:

Gazetari Furkan Saliu ka zbardhur debatin që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas gazetarit, Rama ka shpërthyer me një lumë ofendimesh ndaj tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saliu tregon se gjatë forumit në Shkup ai ka pasur mundësinë të fliste për pak sekonda me Ramën.

Sipas gazetarit, kryeministri shqiptar ka shpërthyer në të shara pasi i kishte thënë që forumi i është dukur si një mini-Jugosllavi, transmeton Shekulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në “todaynews75.com”:

https://newstoday75.com/?p=17821&fbclid=IwAR0aMCBCT2So7uB-D0r4nD9ZvavpSPpIKWER66ZjLfHIgzUrGdUTCwcoiWY

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në portalin shqiptar “shekulli.com.al”:

http://shekulli.com.al/video-skandal-gjate-forumit-ekonomik-edi-rama-shperthen-me-lume-te-sharash-ndaj-gazetarit-shqiptar-ti-je-nje-injorant-cfare-rinie-jeni-ju/


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews75.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me deklaratën e gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka treguar se si kryeministri shqiptar, Edi Rama ,e ka quajtur atë injorant në forumit ekonomik të mbajtur ditë më parë në Shkup.

Por, këtij artikulli i është vënë qëllimshëm titull i sajuar, duke pretenduar rrejshëm se Rama i ka quajtur të gjithë shqiptarët injorantë, dhe se Serbia nuk na ka bërë asgjë neve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere