Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Amerikanët reagojnë ndaj propagandës ruse lidhur me vaksina Pfizer

HIBRID

Uebsajtet e lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse publikojnë informacione të rreme duke vënë në dyshim sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave anti-Covid.

Sipas një artikulli të gazetës amerikane “Wall Street Journal”, agjencitë ruse të inteligjencës kanë ngritur një fushatë për të minuar besimin në vaksinat Pfizer dhe vaksinat e tjera të prodhuara në shtetet perëndimore, duke përdorur botime në internet që në muajt e fundit kanë vënë në dyshim zhvillimin dhe sigurinë e vaksinave, thanë zyrtarët amerikanë.

Një zyrtar i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili monitoron përpjekjet e huaja të dezinformimit, identifikoi katër botime të cilat tha se kanë shërbyer si fronte për inteligjencën ruse.

Këto uebfaqe të dyshimta me prejardhje ruse, trilluan tregime se si vaksinat kanë efekte anësore, duke vënë në dyshim efikasitetin e tyre dhe thanë që SHBA-të kanë nxituar me vaksinën Pfizer përmes procesit të miratimit, si dhe pretendime tjera të rreme ose mashtruese.

Megjithëse lexueshmëria e këtyre informatave është e ulët, zyrtarët amerikanë thonë se ata injektojnë narrativa të rreme që mund të krijohen nga media të tjera ruse dhe ndërkombëtare.

“Ne mund të themi se këto pika janë të lidhura drejtpërdrejt me shërbimet e inteligjencës ruse,” tha zyrtarja e kësaj qendre.

“Ato janë të gjithë në pronësi të huaj, me qendër jashtë Shteteve të Bashkuara. Ato ndryshojnë shumë në shtrirjen e tyre, tonin, audiencën e tyre, por të gjithë janë pjesë e ekosistemit rus të propagandës dhe dezinformimit”, thotë ajo për Wall Street Journal.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane tani besojnë se kjo përpjekje për të minuar vaksinën “Pfizer” që del nga Kremlini është një mënyrë tjetër për të forcuar statusin e vaksinës ruse “Sputnik V”, raportoi Journal.

(Artikulli i plotë nga WSJ)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere