[email protected]
Masat e reja do të merren në Maqedoni të Veriut, e jo në Kosovë siç pretendohet të paraqitet në artikull
shape
shape
shape

Artikulli me titull “LAJMI I FUNDIT: Vikendi Me Orë Policore Prej 17:00 Deri 05:00?” është publikuar nga portali i dyshimtë “gazeta-aktive.info”.

Ky artikull përmban titull të ndryshuar, si dhe fotografia nuk i përgjigjet tekstit në përmbajtje.

Gjithashtu, edhe tekstit i është hequr një pjesë nga lajmi origjinal, duke e larguar theksin kryesor të lajmit që, në fakt, tregon se fjala është për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Portali i dyshimtë “gazeta-aktive.info” shumicën e artikujve i ka lidhur me Kosovën, nga i vije edhe audienca kryesore.

Me këtë titull  të ndryshuar, lë të kuptohet se bëhet fjalë për shtetin e Kosovës, pasi edhe në fotografi shihet një zyrtar nga Policia e Kosovës.

Teksi i artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info”:

LAJMI I FUNDIT: Vikendi Me Orë Policore Prej 17:00 Deri 05:00?

të vikend pritet që ora pol icore të filloj nga ora 17:00 dhe të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit./

Këtë për Faktor e ka thënë një anëtarë i Komisionit për Sëm undje Inf ektive si një nga masat e planifikuara për të përballur me rritjen e numrit të rasteve me ko vi d-19. Për momentin nuk është në lojë opsioni i mbylljes totale gjatë dy ditëve të vikendit. Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se është e mundur që të pasojë vikend në të cilën do të ketë masa më restriktive për mbrojtje por se ende nuk ka vendim të tillë. Nëse do të ketë do të varet nga numri i të sëmurëve dhe të hospitalizuarve gjatë ditëve deri të premten.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info”:

https://gazeta-aktive.info/?p=939&fbclid=IwAR0_buQ4ltdx0sZNoIFyGOIjdQiLIY-0qZ95SrSItfmj5sD1V0Raa8fdH3k
https://gazeta-aktive.info/?p=939&fbclid=IwAR0_buQ4ltdx0sZNoIFyGOIjdQiLIY-0qZ95SrSItfmj5sD1V0Raa8fdH3k

Më poshtë mund të gjeni artikullin origjinal të publikuar nga disa media kosovare.

https://indeksonline.net/rritja-e-rasteve-vikendi-me-ore-policore-prej-ores-1700-pritet-te-vendos-shteti-fqinj-i-kosoves/


Analiza:

“Gazeta-aktive.info” ka përdorur një lajm që ka të bëjë me shtetin e Maqedonisë Veriore, të cilit i ka hequr një pjesë që e qartëson këtë. Gjithashtu, këtij artikulli i ka ndryshuar titullin, si dhe në fotografi ka imazhin e një zyrtari policor të Kosovës.

Ky veprim është bërë qëllimshëm, në mënyrë që të dezinformohet lexuesi, duke aluduar rrejshëm se lajmi ndërlidhet me Kosovën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others