[email protected]
Gabim: Nuk janë shënuar 41 vdekje nga COVID-19
shape
shape
shape

Portali “klankosova.tv” në artikullin e publikuar për raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), është bërë gabim sa i përket numrit të personave të vdekur si pasojë e virusit Korona.

Nga kontrolli i fakteve del që “klankosova.tv” ka raportuar gabimisht. Në artikull thuhet se 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa në raportin 24 orësh të IKSHKP-së thuhet se numri i personave që e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve ka arritur në 17, dhe jo 41, siç thuhet në Klan Kosova.

Teksti i artikullit të publikuar në “Klankosova.tv”:

Vdes nga COVID-19 një 41 vjeçar nga Fushë Kosova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 41 raste të vdekjes nga COVID-19. Në mesin e viktimave është edhe një 41-vjeçar nga Fushë Kosova. Po ashtu si pasojë e infektimit me koronavirus ka vdekur edhe një 52 vjeçar, po nga Fushë Kosova. “Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç)”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klankosova.tv”:

https://klankosova.tv/vdes-5nga-5covid-19-nje-41-vjecar-nga-fushe-kosova/?fbclid=IwAR2vKyyP9ii97loZ4OANDOgr5uh3a-SjgcZGfSut6zhMuUezGY3mitITiqU

No description available.

Më poshtë mund të gjeni raportin e 24 orëve të datës 24 mars të publikuar në Facebook nga IKSHPK.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3591358030992175

Analiza:

Portali “klankosova.tv” ka gabuar në numrin e të vdekurve nga COVID-19 për 24 orët e fundit. Në këtë artikull thuhet 41 persona kanë humbur jetën, ndërsa në raportin 24 orësh të IKSHPK-së thuhet se janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “klankosova.tv” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others