[email protected]
Lajm i rremë dhe përmbajtje e vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka shpërndarë në faqen e tyre në Facbook një lajm të rremë ku pretendohet në mënyrë të paqartë të paraqitet një kërcënim i SHBA-së daj kryeministrit Albin Kurti.

Në titullin e këtij artikulli shkruan “Kjo është letra në zarf e dërguar nga SHBA që ‘TRONDITI’ kryeministrin e ri Albin Kurti”. Ndërkohë, në përmbajtje paraqiten disa fjali të paqarta dhe që nuk përshtaten me asnjë kontekst të ngjarjeve dhe që janë të shthurura.

Teskti i publikuar në postimin e “Specialja.com”:

T: Kjo është letra në zarf e dërguar nga SHBA që ‘TRONDITI’ kryeministrin e ri Albin Kurti

Ambasada Amerikane, ka paralajmëruar se nëse këto dy parti nuk merren vesh atëherë do të gjendet një kandidat i pranueshëm për të gjithë që të bëhet i par i Qeverisë. /Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Disa nga zyrtaret në Ambasadë po pretendojnë se emri i kandidates është një grua e dëshmuar dhe aleate e SHBA-se shtyp ne foton poshtë./ Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit:

https://specialja.com/lajme/2021/04/06/kjo-eshte-letra-ne-zarf-e-derguar-nga-shba-qe-tronditi-kryeministrin-e-ri-albin-kurti/?fbclid=IëAR1U_R03ObsEmUX3gmKUhPGKDm-zMTkKqou-RHZCNrv3yqChGzcxg3V0boA


Kjo përmbajtje, përkundër hulumtimit, nuk është arritur të gjendet në ndonjë artikull tjetër nga mediat kredibile. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe më parë (nëntor 2020) nga ky portal i dyshimtë, por me një titull tjetër “SHBA-ja emrin e Kryeministrit e dërgon më zarf për Kosovën”.

Vegëza e artikullit të njëjtë të botuar në nëntor të vitit 2020:

https://specialja.com/2020/11/20/shba-ja-emrin-e-kryeministrit-e-dergon-ne-zarf-per-kosoven/


I njëjti lajm i rremë është publikuar edhe në disa portale tjera të dyshimta në fillim të vitit të kaluar (2020):

http://trendi-kspro.com/shba-ja-dergon-ne-zarf-te-mbyllur-emrin-e-kryeministrit-e-pabesueshme-se-kush-eshte-nuk-eshte-alb/10612/

https://gazetaktuale.press/wp/me-ne-fundshba-ja-dergon-ne-zarf-te-mbyllur-emrin-e-kryeministrit-e-pabesueshme-se-kush-eshte/

Analiza:

Siç duket, konteksti në të cilin është bazuar krijuesi i këtij lajmi të rremë, ka qenë koha kur dy partitë, Vetëvendosje dhe LDK, negocionin për krijimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019. I njëjti është shpërnda gjatë asaj kohe nga disa portale tjera të dyshimta. Gjithashtu kjo përmbajtje e fabrikuar, është shpërndarë edhe më vonë, si dhe sot (6 prill 2021). Duke qenë se kjo përmbajtje nuk përshtatet me asnjë deklaratë zyrtare të përfaqësuesve amerikanë në Kosovë lidhur me negociatat e fund-vitit 2019 dhe fillim-vitit 2020 për koalicionin VV-LDK (shih këtu dhe këtu) si dhe nuk gjendet në asnjë medium kredibil, përpos portaleve të dyshimta, hibrid.info vendos ta vlerësojë atë si “lajm i rremë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

(hibrid.info)

Share With Others