Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka numër telefoni, ku mund të paraqiten të papunët

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kushdo që është pa punë le të lajmërohet në këtë numër, Kurti zotohet se nuk do të ketë të varfur”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që titulli i këtij shkrimi është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Në përmbajtjen e këtij shkrimi nuk ka asnjë numër telefoni në të cilin mund të lajmërohen personat e papunë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Lajmi është i vjetër, i publikuar në shkurt të këtij viti, dhe ka të bëjë me premtimin e kryeministrit Albin Kurti për eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

Kurti ka thënë se përafërsisht 100 mijë qytetarë në vend jetojnë me më pak se 1 euro në ditë – kjo sipas tij është rezultat i drejpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. / Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/04/20/kushdo-qe-eshte-pa-pune-le-te-lajmrohet-ne-kete-numer-kurti-zotohet-se-nuk-do-te-kete-te-varfur/?fbclid=IwAR0_-BsxqEW9nDj5xqLPnGYE3GBCWuX9BV7AIETt2Yeqo9aEtkUv00pXnuk

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa portale.

https://klankosova.tv/kurti-zotohet-se-do-ta-eliminoje-varferine-ekstreme-gjate-qeverisjes-se-tij/

https://www.syri.net/syri_kosova/politike-lajme/221604/kurti-flet-per-skemat-sociale-do-ta-eliminojne-varferine-ekstreme-dhe-korrupsionin/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një deklaratë të vjetër të Kurtit të cilën është munduar ta paraqesë si lajm aktual. Të njëjtës i ka vënë titull të sajuar, duke pretenduar rrejshëm që brenda në tekst mund të gjendet një numër telefoni në të cilën mund të paraqiten personat e papunë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë shkrim si “clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere