[email protected]
Pretendohet rrejshëm se “Mbretëria e Bashkuar qëndron prapa rritjes së numrave me COVID-19 në Indi”
shape
shape
shape

Krahasime mashtruese janë bërë për ndërlidhje mes shpërthimeve të COVID-19 në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin se kjo është një një plan i qeverisë britanike për të trembur qytetarët.

Krahasimet janë bërë në përmes një grafike të postuar në Facebook, e cila është shpërndarë qindra herë. Në këtë postim shkruhet: “Në 14 muajt e fundit, kam parë disa postime të pakuptimta në media. Çfarë mënyre tjetër do të mund të kishte më shumë efekt në bindje të popullatës për t’i friksuar nga mutacioni i dyfishtë ‘indian’ i Covid-19, sesa imazhet e tmerrshme nga India?”.  

https://www.facebook.com/kirk.morgan.10/posts/10220637563710788


Postimi vazhdon të tregojë popullsinë e Indisë prej 1.4 miliardë dhe se si “kulmi aktual” i saj në 20 Prill (1,625 raste njëditore) ishte më e ulët se kulmi i infeksionit në Britani të Madhe (1,823 raste njëditore). “A mendoni vërtet se një vend me 1.4 miliardë njerëz nuk mund të trajtojë 1,625 vdekje? 1,625 vdekje është 0.000% e popullsisë së Indisë” thuhet ndër të tjera në postim.

“E gjitha është një hile nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) për t’ju mbajtur të tmerruar. Qeveria e MB i ka paguar mediave të këtij shteti mbi 1.1 miliardë. Dhe, sigurisht që këto media ‘nuk do të kafshojnë dorën që i ushqen’. Mos bëj asnjë gabim, i ashtuquajturi variant indian do të përdoret për të sjellë masa më drakoniane dhe për të na dërguar më thellë në varfëri dhe dëshpërim”.

Ky postim, megjithatë është i pa saktë në shumë aspekte. Së pari, numri i popullsisë nuk është tregues për aftësinë e një shteti për t’u përballur me pandemi. Në këtë rast shërben më shumë krahasimi mes sistemeve të shëndetësisë dhe kapaciteteve, densitetin e popullsisë dhe të tjera.

Gjithashtu është e rëndësishme të potencohet se raportimi i rasteve të infektuarve dhe vdekjeve të 20 prillit në Indi kanë thyer rekorde.

Për 8 ditë më radhë (pas 20 prillit) është parë se janë thyer rekorde globale për raste të reja ditore të të infektuarve, sikurse edhe të vdekjve nga COVID-19. Më 29 prill janë regjistrua 379.257 raste të reja ditore dhe 3.645 vdekje.

https://www.firstpost.com/india/covid-19-daily-tracker-30-april-india-registers-386452-new-cases-and-3498-deaths-9566451.html

https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2776292

https://www.reuters.com/world/india/non-stop-cremations-cast-doubt-indias-counting-covid-dead-2021-04-19/

Niveli i shëndetit publik në Indi është ekstremisht i dobët, gjë që është potencuar si rrezik. Krahasuar me sistemin e shëndetësisë në MB, i cili është ndërë më të mirët në botë.


 

Analiza:

Mungesë konteksti. Është e pa saktë dhe mashtruese tendenca të krahasohet situata e COVID-19 mes Indisë dhe MB-së. Kjo për faktin se ekpsertët besojnë që të dhënat zyrtare e të infektuarve dhe të vdekurve në Indi janë të qëllimisht të zvogëluara nga autoritetet. Gjithashtu në këtë krahasim duhet pasur parasysh edhe dallimet mes sistemeve të shëndetit publik të të dyja shteteve, si dhe numrin në rritje të infektimeve dhe vdekjeve ditore.

(Ky artikull fakt-kontrollues është bërë nga ekipi i kontrollit të fakteve të agjencisë britanike të lajmeve Reuters)

Share With Others

Translate »